Takimet që deri më tani kanë zhvilluar Shkolla Shqipe dhe LAPSH në Zvicër sot përfundimishtë arritën që të zhvillojnë aktivitetin e tyre nën një ambrellë. Sot me 17.03.2024 në praninë e Ambasadorëve shqiptarë dhe drejtueseve të shkollave shqipe në Zvicër në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Bernë është firmosur marrëveshja për bashkim mes “Shkollës Shqipe” në Zvicër dhe Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër.
Ky hap i madh i cili vjen me iniciativën e tri Ambasadave shqiptare ne Zvicër ajo e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që kanë në fokus ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe, duke nisur nga mësuesit dhe nxënësit shqiptarë në Konfederatën e Zvicrës, duke premtuar një të ardhme më të ndritur për brezat e rinj. Së bashku, do të ofrojmë një platformë më të gjerë arsimore, duke integruar stafet mësimore dhe rritur numrin e nxënësve dhe cilësinë e mësimit.
Marrëveshjen për bashkim e kanë firmosur dy drejtuesit e shkollave shqipe z.Vaxhid Sjediu nga “Shkolla Shqipe” dhe z.Liburn Mehmetaj nga LAPSH në prani të Ambasadorit të z.Sami Ukelli, të RSH-së, z.Mustafa Nano, të RMV-së, Rexhep Demiri, Ministres të Arsimit të RKS-së, znj.Arbërie Nagavci, përfaqësueseve të shkollave shqipe nga kantonet, si dhe mësueseve të shkollave shqipe. Po ashtu në mbështetje të këtij bashkimi kanë firmsour dhe tre Ambasadorët.
Ambasadat e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqednisë së Veriut janë promotore të arritjes të kësaj marrveshje dhe janë frymëdhënie e shpresës dhe suksesit për vitin e ri shkollor 2024/2025, bashkë me të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit që të kenë një epokë të re për arsimin shqip në Zvicër.
Të mos harrojmë asnjëherë se, gjuha nuk është thjesht një mjet komunikimi por mbi të gjitha është një simbol i unitetit dhe fuqisë tonë ripërtëritëse si komb ne tersi sidomos ne Zvicër.
Besim Laci – SYRI TV
(Marrë nga TV SYRI)