BUMERANGU I MBROJTJES SË PA MBROJTUR DHE SPIUNËT E ÇORODITUR

YLLI MEÇE

Nga YLLI MEÇE

Dhe ja më së fundi,  Partia në pushtet për të pudrosur disi apo më saktë për të larguar shijen e hidhur me skandalin e komplekseve të shkatërrimit të mbeturinave( incineratoreve) menjëherë hodhi në tregun mediatik lojën me spiunet e jashtëm dhe ata të brendshëm të cilët na paskëshin qënë më spiunë se Kim Flibi dhe jo vetëm kaq por ata duke filluar që nga Meta e deri te “penicilina” së bashku dhe në përputhshmëri me agjenturën e huaj lindore të Car Putinit, gati, gati rrezikuan sigurinë Kombëtare dhe po të mos kishte qenë vigjilenca e dy ushtareve tanë, Shqipërinë do e kishte marrë lumi.

Në këtë atmosferë dhe në garë me njeri tjetrin për të treguar “nacionalizmën e larte” u përfshi si plot entuziazëm si pozita ashtu dhe opozita duke anatemuar orekset e shtrirjes së Rusisë drejt Ballkanit.

Që të ketë interesa territoriale Rusia ndaj Shqipërisë është absurde, sikurse po te mos mendojmë se Rusia e ndihmon miken e saj te vjetër Serbinë për trazira në Ballkan do të ishte akoma me absurde. Ata të “non gratës” sikurse dhe ata të tjerët, të cilët janë mbas liste dhe që akoma nuk u është lexuar emri duke përfituar nga rasti duan ti dëshmojnë Amerikës Anglisë jo evropiane dhe vet Evropës së “gjerman agës”, se janë po aq perëndimorë dhe i duan këto vende aq shumë sa qe janë gati të japin dhe jetën e tyre( veç ama jo pasuritë) për mëmëdheun e Evropës dhe të Amerikës.

Shtrohet pyetja po pse trembet kaq shumë Shqipëria për cenimin e sigurisë Kombëtare? Kush e kërcënon dhe nëse me të vërtetë do të ishte ashtu a do të qe në gjendje Shqipëria të përballojë një agresion të mundshëm ndaj saj? Apo mos vallë Shqipëria pret qe Evropa te dërgojë rininë e saj për të lenë kockat në alpet tona?

Te jetë e vërtetë që të tregohen kaq hajvanë amerikanet dhe zuska plakë që të bëjnë “harikirin” duke hapur barkun e tyre, apo mos vallë këtu zë vend shprehija ironike se Amerikës dhe Evropës “ju hapka barku per Shqipërinë”?

Po nëse Evropi dhe dajo Bideni andej nga Amerika, na thonë: Mbrojuni vet!?

Dhe ne duhet të mbrohemi, po me se vallë? Me se do mbrohemi kur ne kemi jo me shume se 12 mije forca aktive( gati 2 divizione), madje me shume kemi policë për tu mbrojtur nga brenda se sa ushtarë për tu mbrojtur nga jashtë. Mos vallë kemi anije lufte me karakter mbrojtës?

Asnje!

Mos vallë kemi nëndetëse ?

Asnjë !

Mos vallë kemi aviacion luftarak reaktiv?

Asnjë!

Mos vallë kemi tanke e autoblinda?

Tanke asnjë !

 Autoblinda kemi për te shtypur demonstratat apo për te siguruar jetën e “Vipave” ne rast kërcënimi. Mos vallë kemi raketa ? Asnjë! Topa dhe mbrojte kundër ajrore? Zero ! Shtrohet pyetja e cfarë do fotografonin “spiunet ruse e ukrainas”?

Le te supozojmë se do kapeshin ne Pashaliman ku ka qene një nder bazat tona me te forta detare.

E çfarë ndryshimi ka kjo nga një fushë me të mbjella në Rrushbull?

Madje për mua me sekret është Rrushbulli sepse ka një tregues ekonomik që  nuk duhet ta dijë armiku, se sa Pashalimani i sotëm që është bërë ta qajnë plakat labe me ligjet e zakonet e Dukatit.

C’farë fotografuan “spiunet” rusë?

Edhe unë sikur të isha kinez, rus, apo dhe anëtar i fisit “Papua” andej nga indigjenët e Australisë do bëhesha kureshtar për bazën e lavdishme të Pashalimanit dhe do e fotografoja si një objekt me rendësi te jashtëzakonshme historike, por kurrë ushtarake dhe për rrjedhojë dhe uzinat e tjera te cilat jo qe nuk punojnë por i ruajnë vetem qe të mos vidhen. Shqipëria aktuale nuk ka asnjë sekret ushtarak.

I vetmi sekret ushtarak aktualisht është, se në  vitin e mbrapshte 1997  të Sali Beg Satrapit duhet ditur që a janë të pajisur me armë të gjitha familjet shqiptare ? . Një shërbim sekret në nivelin e inteligjencës së lartë do e kuptonte menjëherë këtë problem dhe do mbërrinin në përfundimin se të gjithë shqiptarët janë nën armë, ca të armatosur e ca të kërcënuar. Kjo jo vetëm nga tradita jonë shekullore, por dhe nga aktualiteti i luftës civile që ende vazhdon midis bandave rivale, të cilat operojnë me dy kushtetuta me atë të shtetit që hesht dhe atë të kanunit të Sali Babës me 40 e ca hajdutë, pa lenë mënjanë Ramë “karabushin” i cili me mendjen e tij “firi-fiu” u ka krijuar kushtet dhe terrenin e përshtatshëm për stërvitjet vrastare duke zëvendësuar kështu shkollat e lira ushtarake të dikurshme që kishim në kohën e “Xhaxhit”.

Të shkruash sot për sekretet tona ushtarake është shakaja me e madhe e dekadës do të ishte e njëjtë sikur një zuskë rrugësh tu thotë zuskave të tjera që… “

Dëgjoni ju putana! Ju e dini që unë kam kaluar ne 1000 partnerë, por ju kurrë nuk duhet ta tregoni këtë gjë sepse e kam sekret të madh.

Me këtë rast dhe ju duhet ta mbani sekret dhe kurrën e kurrës nuk duhet ta tregoni sepse unë do u jap fund kurvëllëqeve ngaqë do martohem dhe do bëj jetë të ndershme.

Pra Shqipëria sot duke qenë se është krejtësisht “nudo” pa asnjë lloj mbrojte ja ka besuar atë anëtarëve partnere të NATO-s.

Po cilët janë partnerët tanë që na mbrojnë?

Pikë së pari hapësirën ajrore tonë na e ruan Greqia e cila ende nuk ka hequr “ ligjin e luftës me Shqipërinë.

Pikërisht kjo Greqi qe na vrau 4 kufitarët tanë ne masakrën e Peshkëpisë, pikërisht kjo Greqi qe ka pretendime për detin që të dalë përballë Himarës, pikërisht kjo Greqi që ne vitin 1997 kur Shqipëria shkoi buze gremine Ministria e luftës përgatiti kurpusin e XX duke e afruar ne kufijtë tanë dhe bënin stërvitje me tematike “ Veprimet e komandës dhe shtabit të korpusit të fanterisë për kapjen e “Vorio Epirit”. Po kështu të njëjtën gjë mund të themi dhe për Italinë. A nuk ka qenë po kjo Itali e cila dy herë na ka pushtuar nga deti? Pikërisht nga inati tradhtarët dhe spiunët tanë në shtet ishin ata që ja lanë Italisë të na mbrojë?

Po tokën tonë kush do e mbrojë?

 Sigurisht që NATO- dhe Amerika dhe shqiptarët me këtë rast do bëjnë qejf.

“Enveri i mallkuar”na ngujoi me armë në dorë duke deklaruar se Atdheun tonë duhet ta mbrojmë vet, i mallkuari Enver beri nje fortifikim qe per nga siguria zinim vendin e dyte ne bote ( mbas Suedisë) duke na paralajmëruar për një luftë të gjatë dhe për këtë siguroi topa tanke avionë, armatim municione kërkonte sigurimin e bukes ne vend, pavarësine e ekonomise duke u mbeshtetur ne forcat tona, me tekstile me nafte dhe nënproduktet e saj me ide të tilla që ne rast lufte shumë uzina përveç detyres kryesore ne situaten luftarake të kishin dhe reparte dhe linja që do punonin per mbrojtjen, qe për një kohë prej 4 oresh nga sinjali i alermit “Atdheu ne rrezik” kishim ne këmbë me shume gjysëm milionë ushtarë që zinin pikat e luftimit etj..etj..

Paradoks në kufirin Kosovë – Shqipëri

Bijtë e shqipes dardane luftonin për lirinë, pavarësinë dhe bashkimin me Shqipërinë…teksa Shqipëria i qahej NATO-s… Oleleeeeee gjakuuuu, por na hedhin bomba serbet ne kufi me Kukësin si të bëjmë të luftojmë apo të mos luftojmë, kjo është çështja?!

Evropa dhe Amerika: Jo mos u përzieni ju në këtë çështje se do na përhapni zjarrin në tërë Ballkanin. Vërtet i kini vëllezër, po na lini ne se e duam Kosovën me shume se sa ju. Ua themi kete qe te mos e zemerojme me tej as Serbine…por dhe as Rusinë. Kështu e kanë këto punë.

Dhe ne qe e duan kaq shumë Atdheun me se fundi kapem spiunët që po na rrezikojnë pushtetin e popullit demokratik pa demokraci !!….