Busti i tij me shtat kolosi

Shkruan: Ari Ukimeri (Argjira)

HEROIT KOMBËTAR SALIH SHABANIT

(Në nderë të festave të Qershorit)

Kabash fortesë Dardane
Nëpër shekuj me stuhi
Gjithmonë në ballë krenar qëndrove
Për ta mbrojtur Nënën Shqipëri.

Çifteli një dru prej mali
Dridhi telat si kurrë më parë
T’i këndojmë Salih Shabanit
Trim i madh e atdhetar.

Thonë me këmishë e lindi nëna
Këtë vigan të Dardanisë
Në Baqevc rreze maleve të Sharrit
Dridhi carët e Rusisë

Në fushë të thatë afër një shkëmbi
Shkrepi armën e trimërisë
E qëlloi në lule të ballit
Çetnikun e Shumadisë.

Mori hakun e vendasve
Që u vranë nga barbarët
Busti i tij me shtat kolosi
Përshëndetë çdo kalimtar!