Dashuria dhe Pasioni ndaj teatrit

Isuf Bytyçi

Si Aktor, pas një pause të gjatë, regjisorit Behxhet Beka, i lindi ideja për themelimin e një Teatri Shqiptare,këtu në Munih!

Shkruan: Isuf Bytyçi

Pasioni dhe profesioni, bënë që pas një pune të gjatë dhe angazhimi maksimal, arritëm me Suksese ta themelojmë Teatrin Shqiptar në Munih të Bavarisë, tha regjisori dhe aktori i mirënjohur, z. Behxhet Beka.

Pas një pune dhe angazhimi të vazhdueshëm, z. Beka me miqtë e miket e tij dhe dashamirët e artit skenik, u realizua synimi dhe u bë themelimi i teatrit shqiptar, i cili u prit me një interes dhe respekt të jashtëzakonshëm nga mërgata shqiptare, këtu në Bavari!  Artdashësit shqiptarë, treguan gatishmëri që ta përkrahin teatrin edhe në aspektin material, që përveç tjerash,  afroi ndihmë  ndërmarrja „Knoche„, e cila është në Pronësi të z.Sali Krasniqi.

Teatri“Fanny Show“ në Munih, do të dalë në skenë me premieren e parë, brenda një kohe relativisht të shkurtë e, ne i dëshirojmë suksese, grupit të artistëve.