UNESCO më 15 nëntor 1995 shpalli 23 prillin Ditën Botërore të Librit, në shenjë nderimi e mirënjohje për kolosët e letërsisë botërore, të Shekspirit në Angli dhe Miguel de Servantes në Spanjë, që më 23 prill 1616 u ndanë nga jeta në të njëjtën ditë. Ky nderim, Dita Botërore e Librit, zë fillin në zonën e Katalonjës, Spanjë, që për të gjithë ata që blinin ndonjë libër i dhurohej edhe nga një trëndafil.
23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Inca Garcilaso de la Vega, Maurice Druon, K.Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo. Kjo është arsyeja, për të cilën kjo datë domethënëse për letërsinë universale është caktuar nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s për t’i bërë homazh botëror librit dhe autorëve të tij dhe për të inkurajuar të rinjtë, që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, si edhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor. Që letërsia është njëra nga format më të larta të komunikimit njerëzor, që ka rëndësi në formimin dhe emancipimin e shoqërisë njerëzore.
(Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë)