
Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, Qendra e Botimeve për Diasporën sjell për lexuesin e saj botimin e radhës, nr. 2 të revistës periodike “Flasim Shqip”, kushtuar shkollave shqipe dhe mësuesve të gjuhës shqipe e kulturës shqiptare në Diasporë.
Revista “Flasim Shqip” ofron informacione për shkollat shqipe në diasporë, aktivitetet, projektet, sukseset e nxënësve e të mësuesve si dhe çështje të tjera të rëndësishme që ndikojnë në komunitetin shqiptar në diasporë, me qëllim vendosjen e një ure komunikimi dhe bashkëpunimi mes shkollave shqipe në diasporë, duke inkurajuar shkëmbimin e përvojave, ideve inovative në mësimdhënie etj.
Revistën mund ta shfletoni dhe shkarkoni online në linkun e mëposhtëm