EDHE NJË HERË PËR VLORËN TONË

Shkruan: Ylli Meçe

Flakë e zjarr, çon gjer në qiell
Si nuk the një herë, që humba ?!
Për liri, për dritë e diell E lëron tokën me plumba !
Vlorëëë…..moj !…

Sa shumë gjak, kjo toka jote
Gjak mbi top e gjak mbi tela
Shekujt s’mund ta thajnë dot
Bën çudi dhe vet legjenda
Vlorëëë..moooj !

Shpesh të thonë se je e sertë
Që merr flakë e lëshon çika
Po cili lab në të vërtetë
Nuk tha- Vlora është e imja ?!
Vlooorëë , o moj !

Pa ty nuk do kishim “shqipe”
Dhe pa “shqipe” s’do kish Vlorë
Nuk do kish as Marigo
S’do kish…. as malësore Norë.
Vloorëë…moj

Vlorë moj, të puthsha ballin
Që ndrit më shumë, se gjithësia
Me zhgabë në flamur qëndisur