Brahim (Ibish) AVDYLI

ERËRAT E PËRBALLJES
1.
Mezi kam dalur
deri në maje të Kodrës
me pranverën e lotëve,
askush nuk është
pranë shtrojës së mërzisë
askush nuk m‘i hapë portat e dhembjes,
askush nuk qëndron
pranë ballit të shtrirjeve
në shportën e përballjes
e askund nuk e gjëj
piken e daljes
nga kjo botë e përplasjeve!…
2.
Në çdo dhjetëvjeçar
çdo shekull apo çdo periudhë
hapet apokalipsa e shpërfilljes
e padrejtësisht mbetet
nën suprinat e gënjeshtrave
toka jonë
edhe kur bashkohet
me premisat e diktuara
nga globalizmi
nën tutelat e vuajtjeve,
mbetet
pa krah të fluturimeve
e flakë për flakë përballet
me furtunat e befta,
kalërojnë prap
nëpër apeteozat e dhimbshme
të mbaresave të pafundshme!…
3.
Pa e njohur
aktin e shpërndarjeve
rizgjohemi përsësi
kur nuk mbetet tjetër formë
e nëpërkëmbjes sonë,
copat e ndarjeve i rimbledhim
nëpër kujtesën e përshpejtuar
duke u ruajtur si të paprekur
nën furtunat e viteve,
e britjet tona i fundosin
deri në fund të rasteve
vullkaneve të ndrydhura!…
4.
Ngjitemi mbi maje
të kodrinave të fjalëve
pa shprehimisht lotoj
me britmat e një melodie të padëgjuar,
me zërin e ndrydhur
në mes të heshtjes,
lotët e shpërndarë
në tingujt e melodisë së vjetër,
askush nuk e di
arsyen e zvarritjeve tona
nëpër tingujt e suferinave!…
5.
Gati është mbledhur
kjo odiseadë e përdreçtë
nëpër tingujt e gjëmimeve
e kodrinat e dhembjes,
kush mund t’a përfillë
zërin e këngëve të përvajshme,
pap bëjmë përpjekje
të mos pajtohemi me humbjet
aq poshtë të mos na e zbresin
çështjen e Dritës
për t’ua dhënë
atë majë të sakatuar
kodrinave të ATIT-
plis i mileniumeve,
e kotësisht pëlcas
si një bombë bionukleare
kur asnjeri
nuk më përfill dot,
jam vetëm
një antitezë e shpërfilljes-
dithiramb
i qëndresës së pamundshme
apo frymëmarrje
e erërave të përballjes!…