FESTIVALI PRIX JEUNESSE INTERNATIONAL 2022, NË MYNIH TË GJERMANISË

Shkruan: Mustafë Krasniqi

Në mbrëmjen e djeshme, të së mërkurës së datës 15.06.2022, në teatri popullor (Volkstheater) në Mynih të Bavarisë – Gjermani, në programet televizive për fëmijë dhe të rinj, PRIX JEUNESSE ,u ndan shumë trofetë në këtë konkursi të madh televiziv.
Në këtë eveniment,10 e deri më 15 qershor, morën pjesë më shumë se 200 ekspertë ndërkombëtarë të televizionit për fëmijë, të cilët ishin në ngjarjen ballë për ballë në transmetimin Bavareze (Bayerischer Rundfunk), për të diskutuar standardet e cilësisë me moton “Dëgjo TV për fëmijë – Fuqinë e zërit”. Po ashtu, në versionin online të festivalit morën pjesë afërsisht 400 profesionist, të televizionit për fëmijë dhe të rinj, në mbarë botën; nga 394 pjesëmarrës, të 58 vendeve të ndryshme të botës, të cilët u nominuan 97 programe dhe, në fund të këtij festivaliu bë ndarja e çmimeve, të cilat u cilësuan dhe u vlerësuan si burim frymëzimi për prodhuesit e televizioneve ndërkombëtare, me standarde të larta televizive.

Çmimi i Festivalit Prix Jenuesse International konsiderohet çmim më prestigjioz, i cili jepet në çdo dytin vit, që nga viti 1964. Festival që sponzorohet nga transmetimi radio Bavareze (Bayerischer Rundfunk). Në këtë festival Gjermania ishin ndër më të suksesshmit, e cila dhe mori pesë çmime, mes tyre dy çmime në kategoritë kryesore televizive.
Veçoria e këtij festivali ishte juria e hapur nga e gjithë bota, të cilët votonin së bashku për fituesin e çmimeve të merituar në festivalin tradicional “PRIX JEUNESSE INTERNATIONAL 2022”, të cilat u ndan këto çmime: “PSE NUK QENDROVE PER MUA?”- Holandë; E VËRTETA OSE GUXIM” NRK, Norvegji; “MAXIM – MË I MADHI” -Telekult Film- und Medienproduktion GmbH, Gjermani; “@KALINKA08 – JU LUTEM KONTAKTONI”-ZDF, Gjermani; “LE TË SHKOJMË” – Përshëndetje Halo Kids, Mbretëria e Bashkuar; “KOHA GJUMË” – Studio Ludo, Australi; Çmimi i temës PRIX JEUNESSE: “EL DEAFO” Lighthouse Studios në bashkëpunim me Apple TV+, SHBA; Çmimi special i UNESCO-s: “PICA – PROGRAME INTELIGJENTE ME ADOLESHENTËT” – Rrjeti Kombëtar i Televizionit – ATB, Bolivi; Çmimi special i UNICEF-it: “NËSE JU JO, NE DO” – LUFTA E NINËS! KUNDËR MBETURINAVE PLASTIKE -SWR, Gjermani; Çmimi për barazi gjinore: ”KËLLIMI ME VINÇAT” – Shërbimi i Transmetimit të Butanit (BBS), Butani & EBS, Kore; “DY ZOGJ TË VOGËL” – Señal Kolumbi, Kolumbi; Çmimi i zemrës: “PSE NUK QENDROVE PER MUA?” – Human, Holandë; Çmimi special për arritje: “WADADA NEWS PËR FËMIJËT” Free Press Unlimited, Holandë; “TREGIMI NË PAPAPADI” Sat7, Liban etj.

Në këtë eveniment, të festivalit ndërkombëtar në Mynih të Gjermanisë, si vëzhgues për tretin vite me radhë merr pjesë delegacioni nga Kosova, konkretisht nga shkolla “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, që nga 10-15 qershori.

Ndërsa në përmbylljen e natës finale të festivalit, të organizuar nga ZDF dhe ARD1, së bashku me përfaqësuesit e shkollës “Ibrahim Mazreku”, të pranishëm ishin edhe përfaqësues e shkollës shqipe në Bavari (LAPSH-i).

vlen të ceket se në pasditen e të mërkurës, përfaqësuesit e dy shkollave biseduan për një koordinim dhe bashkëpunim në të ardhmen, që dy shkollat të kenë mundësi të shkëmbimit të përvojave mes tyre; Njëkohësisht të krijojnë programe të përbashkëta, që në këto festivale, apo të ngjashme si këto të dalim me projekte mirë të organizuara. Për këtë bashkëpunim mbet që në takimet e ardhshme të bisedohet për formatin se si të përcaktohet korniza e bashkëpunimit. Po ashtu u diskutua se me ofrimin e projekteve të mira shpresojmë se do të kemi përkrahjen e shtetit dhe, të TV tona shqiptare, gjithsesi me ato projekte që i plotësojnë kriteret dhe na nderojnë si komunitet shqiptar.

Në këtë takim u fol edhe për vështirësitë që po i has shkolla shqipe në mërgim, nga që numri i atyre nxënësve që duhet ta vijojnë mësimin plotësues është numër simbolik dhe për këtë së bashku me faktorët ndikues, të dy qeverive shqiptare, të Tiranës dhe të Prishtinës dh mbarë komunitetit shqiptar, kudo që është, së bashku të gjejmë një rrugë të mundshme që të paktën një pjesë e fëmijëve ta vijojnë mësimin në gjuhën shqipe.

Prania e përfaqësuesve nga Kosova në këtë festival dhe paraqitja e tyre me kostumet tradicionale kombëtare, jo vetëm që na nderuan, gjithsesi është për respekt, por i shtuan një vlerë kombit tonë në mes kombeve tjera pjesëmarrëse, ashtu si e meriton!