GËZUAR “17 SHKURTIN” – DITËN E PAVARËSISË SË KOSOVËS!

Nga Mustafë Krasniqi

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH-i) në Bavari, të gjithë shqiptarëve, nxënësve, mësimdhënësve e prindërve, kudo që janë, ua uron 16 vjetorin ditën e Pavarësisë së Kosovës-17 shkurtin! Ditë që përcaktoi vullnetin e shumë gjeneratave atdhedashësve, patriotëve dhe atdhetarëve nga të gjitha viseve shqiptare, të cilët ishin përcaktuar me sakrifica të mëdha, për mbrojtjen dhe çlirimin e trojeve shqiptare nga pushtuesit serbo-sllav!

17 shkurti i 2008-tës është kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë, datë emblematike e lirisë, gjakut të heronjve, dëshmorëve të kombit, të cilët ishin të përkushtuar me vizioni e tyre dhe luftën heroike të UÇK-ë t’i realizonin ëndrrat shekullore për Pavarësinë e Kosovës, rikthimin në bashkimin e flamurit të Skënderbeut, të Vlorës së Ismail Qemailit, të Prekazit të Adem Jasharit dhe në Shqipërinë e Bashkuar!

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH-i) në Bavari, në emër të të gjithë mësimdhënësve, nxënësve, prindërve dhe Këshillave të Prindërve ua uron të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, 17 shkurtin- ditën e “Pavarësisë së Kosovës”!

Po ashtu fton të gjithë bashkëkombësit e diasporës shqiptare që së bashku t’i shërbejmë shkollës shqipe, ruajtjes së gjuhës amtare, sepse përmes saj ruajmë kulturën, identitetit kombëtar, fëmijët nga asimilimi!

SHQIPTARË, KUDO QË JENI
GËZUAR PAVARËSINË E KOSOVËS-“17 SHKURTIN”!
JU URON
LIDHJA E ARSIMTARËVE DHE
PRINDËRVE SHQIPTARË (LAPSH-I) NË BAVARI!