GJENERALI IM

Shkruan: Mustafë Krasniqi

GJENERALI IM
(Jashar Salihu)

Të bësh një portret
Për gjeneralin tim
Duhet një jetë kohe,
ta vështrosh fytyrën e tij
rrudhat tregojnë një histori.

Mezi ecja
Hapat i qitja pas tij
Ai më s’dukej
Nuk munda ta zë
Zërin e tij.

Aty ku fliste
Aty vepronte
Aty jetonte.

Gjeneral, o burrë i dheut
Kur ata të sulmonin
Ti na mbroje
Na jipje kurajo,
Kur ne të kërkonim në histori
Kur duhej të na uroje lirinë
Ti na ike, more përjetësinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *