Gjermani-Në Abensberg Shoqata “Nazmi Ukësmaili” mban manifestim për nderë të 28 nëntorin “Dita e Flamurit”

Shoqata “Nazmi Ukësmaili” për nderë të festës kombëtare, të 28 nëntorit “Dita e Flamurit”, i fton të gjithë bashkëkombësit të cilët jetojnë në Abensberg me rrethinë dhe më tutje të jenë të pranishëm në këtë manifestim, të organizuar nga kjo shoqatë e cila dhe ka një traditë të gjatë në organizime.

Manifestimi mbahet më 18 nëntor 2023 në Abensberg të Bavarisë-Gjermani, në adresën:
Lindenstraße 30
93342 SAAL AN der Donau

Në këtë manifestim janë të ftuar të gjithë ata bashkëkombës të cilët kanë mundësi ta shijojnë këtë mbrëmje festuese, e cila do të përcillet me këngë e valle shqiptare të kënduar nga artistet e mirënjohur të këngës shqipe, motrat Mustafa. Po ashtu në këtë mbrëmje do të kemi të pranishme edhe grupin e valleve nga shoqatës e Abensberg-ut, e cila do t’ju shoqëron me vallet e tyre të shkëlqyera.