HAPJA E PIKËS SHKOLLORE NË AUGSBURG, NË LANDIN E BAVARISË-GJERMANI

Nga Mustafë Krasniqi

Të enjten, me datë 16 maj 2024 shkolla shqipe në Augsburgut në Landit e Bavarisë-Gjermani i hapi dyert për nxënësit e këtij qyteti, duke iu mundësuar fëmijëve shqiptarë të vijojnë mësimin plotësues në gjuhën amtare.
Në hapje të kësaj pike shkollore të pranishëm ishin: kryetari i LAPShh-it Milazim Ukaj, drejtorit të shkollës z. Franz Josef Dorsch, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Munih z. Afrim Nura, konsullit të Republikës së Shqipërisë z. Refik Golli, përfaqësuesja e qytetit të Augsburgut, znj. Alina Dajnowiz, kryetari BESA Foundation z. Ilir Seferi dhe aktivisti-koordinatori regjional z. Sami Kuqi dhe nga kryesia e LAPSh-i të pranishëm, përpos Milazim Ukaj, ishin edhe Arif Arifaj-përgjegjës i Këshillit të Prindërve, Bashkim Halilaj-sekretar dhe mësuesja Buqe Arifaj.
Z. Ukaj pas i përshëndeti të pranishmit, ai, i informoi me rregullat e shkollës dhe me procesin e mbarëvajtjes së mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Më tej Ukaj i dha fjalën drejtorit të shkollës z. Franz Josef Dorsch, i cili i përgëzoj fëmijët, prindërit, mësuesen dhe gjithë komunitetin shqiptarë në Augsburg, për hapjen e kësaj pike shkollore në mësimin shqip.
Të pranishmit i përshëndeti edhe Konsulli i Përgjithshëm z,Nura dhe Konsulli Golli, të cilët e përgëzuan komunitetin shqiptar dhe nxënësve dhe mësueses i uruan suksese.
Z. Ukaj prezantoi mësuesen e re znj. Ardita Sokoli dhe njoftoj prindërit dhe të pranishmit me planprogramin e hartuar nga dy qeveritë e shteteve tona shqiptare, të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës.
Thënia popullore thotë “gjuha ruhet aty ku shkruhet”!
Me hapjen e kësaj pike shkollore të gëzuar ishin prindërit, kryesisht nxënësit të cilët me padurim prisnin të hynin në klasë dhe ta dëgjoni tingullin e gjuhës së tyre të bukur amtare, ku buzëqeshja në fytyrat e tyre shndrisnin si qiriu i Naimit. Mbi të gjitha, ditë e më tepër, po dëshmohet puna dhe sakrifica e kryesisë së LAPSh-it, e cila në bashkëpunim me aktivistë dhe koordinatorët regjional, me prindërit e veprimtarët e dashamirët e shkollës shqipe janë vu në interes të kësaj dritare për fëmijët tanë, që ta mësojnë gjuhën shqipe dhe, me të drejtë thuhet se aty ku punohet dhe veprohet sukseset nuk mungojnë.
Para se të fillonte orën e parë e mësimit ju shpërndau librat nxënësve dhe ju uroi suksese në mësimnxënie dhe mësuese në mësimdhënie, si dhe përgëzoi nënë fisnike e cila kishte përgatitur një torte për ditën e parë të fillimit të mësimit shqip në këtë qytet!

Në fund thirrja e kryesisë së LAPSh-it asnjëherë nuk mungon, gjithnjë ju drejtohet prindërve me arsyen përse duhet t`i regjistrojnë fëmijët e tyre në shollën shqipe, sepse nuk ka gjë më të bukur kur fëmijët e mësojnë dhe e njohin gjuhën amtare-shqipen e bukur!
Adresë e shkollës shqipe është:
Schillerschule Grund- und Mittelschule Augsburg-Lechhausen
Schackstraße 36,
86165 Augsburg