Redaksia-uraebashkuar
Sot, më 17 maj 2024, “Shoqëria Lëvizja” i dha MIRËNJOHJE Mustafë Krasniqit për veprimtarin e çështjes kombëtare, me motivacionin e përkushtimit, përpjekjes dhe veprimtarisë jetësore për “Kosovën Republikë” dhe për zgjidhjen e drejtë të çështjes Shqiptare.
Ceremoninë e mirënjohjes e hapi kryetari i “Shoqërisë Lëvizja” Xhevat Bislimi-Xhini, ku të pranishëm ishin: Xhevat Bislimi, Xhemail Pllana, Halil Selimi, Ramadan Avdiu, Bajrush Xhemaili, Blerim Muriqi, Basri Misini etj.
Për veprimtarin e Krasniqit foli veprimtari dhe ish i burgosuri i çështjes kombëtare Ramadan Avdiu, i cili ndër të tjera tha: “Me Mustafën kam filluar bashkëpunimin nga viti 1989 e tutje, i cili për asnjë moment nuk pushoi së vepruari për çështjen kombëtare, Ishte përgjegjës për Komunën e Obiliqit dhe të Fushë Kosovës, kryetar i Këshillit të Rrethit të LPRK-së-LPK-së, i cili edhe pas largimit të tij në mërgatë, ka vepruar në kuadër të Këshillit të LPK-së, i cili ka dhënë tërë kontributin e tij atdhetar, konkretisht edhe në UÇK”
Ndërsa mirënjohjen në emër të “Shoqërisë Lëvizja” i dha Bajrush Xhemaili, i cili lexoi qëllimin e mirënjohjes: “Shoqëria Lëvizja” i jep MIRËNJOHJE Mustafë Krasniqit, me motivacionin e përkushtimit, përpjekjes dhe veprimtarisë jetësore për “Kosovën Republikë” dhe për zgjidhjen e drejtë të çështjes Shqiptare, Prishtinë, më 20 dhjetor 2022.
Pas dhënies së Mirënjohjes Krasniqit i falenderoi të pranishmit dhe ndër të tjera tha: “Pas rënies së shokëve dhe largimit të Bardhyl Mahmutit kam pasur nderin të vazhdoj veprimtarin time me Ramadan Avdiun, që nga atëherë e deri më tani kemi bashkëpunuar ngushtë. Përpos veprimtarisë jam konsultuar në detaje rreth monografisë, libër që i kam kushtuar Xhavit Hazirin “.
Pas fjalës së Krasniqit, të pranishmit i ngritën gotat e shëndetit dhe, i uruan shëndet, suksese e jetë të gjatë, punës dhe veprimtarisë së Krasniqit!