“HASAN PRISHTINA-STËRNIP I ABDULLAH VELIQIT”.

Fatmir Halimi

SHB POKULTPRESS, PRISHTINË

Pas konsultimeve me shkrimtarin e publicistin Dibran Fylli fiton të drejtën e botimit të librit tashmë më të kërkuar ne tregun e librar, “HASAN PRISHTINA-STËRNIP I ABDULLAH VELIQIT”.

Monografia për Hasan Prishtinën i Dibran Fyllit, është libri më i kompletuar dhe më i plotë i shkruar ndonjëherë nga historianët, kronikanët, biografët dhe publicistët tanë në gjithë shqiptarinë.

Siç thotë edhe prof. dr. Hakif Bajrami: “Ai që shkruan për Hasan Prishtinën din të drejtojë kombin në rreshtimin e historisë, sepse ka për studim një hero emblematik.” Sipas prof. dr. Hakif Bajrami janë shkruar 11 biografi interene shtetërore në Serbi nëpër kohë të ndryshme, 2 biografi janë shkruar në Francë, 3 në Rusi, 3 në Turqi, 2 në Bullgari, 4 në Vjenë, 3 në Itali, 2 në Greqi, – të gjitha shënojnë një emërues të përbashkët në prapaskenë se Kombi i Hasanit dhe Hasani nuk duhet lejuar si BINOM të ketë shtet, mu pse Hasani luftonte në çdo etapë për komb dhe shtet etnik me të katër vilajetet në NJË, për çka TAPI e kishte shtrirjen e shqiptarisë dhe përqindja e saj në jetë den-baba den Autokton.

Libri deri më tash pati 2 botime dhe për të tretën herë po e boton SHB ProkultPres, të cilin brenda pak ditëve do ta shpërndajmë në të gjitha libraritë e Kosovës dhe më gjerë.