Heroi i lindur si hero!

Shkruan: Fatmir Brajshori-Tushi

Heroi i lindur si hero!
( Fragment nga poema me të njëjtin titull, kushtuar militantit të radhëve të organizuara të LPRK-ës( LPK-ës) Afrim Zhitisë)
I
Me botën përpara linde,
u nise rrugës së madhe, pa kthim.
Që nga vaji i parë, pas lindjes u betove:

“Unë nuk do t’i nënshtrohem fatit
vetë do t’jem fati i jetës sime!”

” Moj jetë, ëndërr pashë që luan linda!”
kështu u thoshte të gjithëve nënë Qamilja.
Që prej kësaj ore,
bacë Osmani shkrepi maliherin,
e jehoi zëri tij kryengritës :
« le t’jetë i lirë ky bir nga prangat e robëris »!

Nisu bir!
Udhës së madhe, që në afrim,
në tokën e gjyshit Sylë,
ku çdo gjë është e bukur.

29 vjetori i rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Zbrazja e shpirtit së nënëlokës,
për një kujtim kohësh,
në pikë të ditës së diellit,ndezë gjakun,
buzë hijeve të lisave,e gjetheve të Llugave
ku ty Afrimi i vogël,
në fëmijëri tek përshkoje rrugët e fshatit
dheu të dukej i ashpër,
i pakuptuar në fillim për moshën që kishe
edhe pse që atëherë, kuptove dogmat dhe dogmatet,
që me doktrinat e tyre të belbëzuara
shënderroheshin në lakuriq të natës
së cilës edhe pse e zezë ishte,
errësirë futë,
kurrë s’ia pate frikën.
II
Afrim!
Nuk e dinim që udha e jonë e panjohur
përpara shtrihej me plot xhemba e ferra,
që zemërzinjtë i vunë për t’namë emrin tonë,
” Mos u zmbrapsni!” – na folën shekujt.
« Ne po ju ushqejmë me kryengritje t’përditshme,
ani pse shpesh, s’do keni bukë e krip e ujë»
Po, ç’na duheshin këto ç’na duheshin?
E pse na duheshin?
…Kur librin të hapur për lexim në shtëpi,
për Naimin, Migjenin,Fishtën e Demaçin
e lexonim fshehtas,
nga sytë vrastar
të bishave të natës
dhe tërë akuzat pastaj,
ia veshnin mësuesit.

E ky me brengën e shekujve mbi supe
duke lënë në zemrat tona,
alfabetin e Manastirit,
me pranga në duar duke ikur,
me një të mbylluri të syrit na thoshte:

” Vazhdoni! Mos u dorëzoni!”

Së bashku me shpirtin tonë
dëgjuam këngën e zogut,
si në ëndërren tonë, me flamuj lufte,
dhe ne, me shokët idealist,
e mbushnim natën me afishe vendimtare,
si për natën e vitit të ri,
me letra urimi për liri,,,
Për një fije shprese për qytetarin si n’vegim,
kur lëshonim grushtet së mbajturi lart
pastaj befas shpërthenim në gaz e brohori:
” s’do të ketë më robëri-kur t’bëhemi Shqipëri!”
«Paska akoma një fije shprese për ne»
i fliste fqinji- fqinjit me rrezet e para të mëngjesit.
” E morët edhe ju letër bardhën me kushtrim lirie?”
E pyesnin njëri tjetrin pa zë,
vetëm me shkëlqimin e syve.
III
Afrim!
Jeta jote nuk ishte thjeshtë vetëm një libër,
Se ti veprove si të ishe një akademi!
Edhe në vargje poetit i lejohet një diskrecion:

” sot kur kaloj rrugicave të qytetit tonë
fryma jote më përcjell,
rreth e rrotull si aureol!”
E dëgjoj, se janë ankuar, kundër nesh,
sot,
ata që dje ruanin Institucionet e armikut,
se gjoja ne po duam të prishim godina qeverie,,,
Akuzat vijnë nga tabori i njejtë i ’81es,
që na ndanin në dysh,
si dje sot e kush e di nesër,
por që s’na lëkundin dot,
nga i vetmi Institut i yni kombëtar:
Ideal brezash ndër shokë!

Afrim!
Që moti tek ne, u shfaq, sërish Juda
dhe tradhtoi çdo shpresë shekujsh për pare,
u radhit krah për krah me vrasësit e jetës tënde.
I njejti, që e mallkonim si kurrë më parë,
u shfaq sërish, si të dilte nga toka,
me veprime të njëjta
si të shekujve të kaluar.

” S’ka rëndësi, – foli si di të flasë vetëm ai.
” Më jepni çfarë më jepni dhe unë sërish tradhtoj!”
E ne se dinim,
se n’mesin tonë,
kishim më shumë Judë, Hamza e Ballaban
Se sa Vranakont, Tanushtopi e besnikëri…
( Fragmente nga poema me titull:
« Heroi i lindur si hero»!

P. S.
Historia e një fotoje
Kjo foto ( që publikohet) një natë tetori, Afrimi ia dhuron nënës sime.
( Është fotoja e tij e fundit e bërë)
Afrimi, e nxjerrë nga xhepi dhe duke ia zgjatur i thotë:
„ Nëna e Fatmirit, po dua me ta dhuruar këtë fotografi timen, pasi që shumë shpejtë do të dali në Zvicër dhe Ti ta kesh si kujtim nga unë…“
Kur Afrimi iku në përjetësi, babai im kishte shkuar te një fotograf dhe e kishte rritur fotografin me një ram përkatës.
Fill pas lufte, kur shkova për ta vizituar bacën Osman, ia pata dhuruar fotografin me gjithë Ram ashtu siç e kishte rregulluar babai im,,,
Në foto është edhe kjo çantë e zezë të cilën e mbante gjithnjë me vete Afrim Zhitia, sa ishte në ilegalitet të thellë ndaj armikut dhe gjatë kohës sa rrinte me popullin gju më gju…
Kur ranë për liri Afrimi dhe Fahriu, nga qielli zbritën në tokë dy yje për t‘u zëvendësuar ato me dy engjuj shqiptarie!
Ata nuk e kërkuan Lavdin!
Lavdia i gjeti ATA!