Poezi kushtuar 13 vajzave, që vallëzuan në
„ Kuizi i diturisë-Vjena 2022“,
nga prof. Agim Desku!
Nga prof. Agim Desku
IDILAT NAIMJANE
Këto 13 vasha
Janë idila naimjane
Që e ruajnë shqipen
Dhe flasin në gjuhë nane
Për gjuhën bilbilat dje kënduan
Nëpër breza ata edhe u flijuan
Që sot këtë mbretëreshë
Ta ngritim në perëndeshë
Kështu bota na njeh ma mire
Ku me njeri tjetrin flasim të lirë
Në Frashër ku lindi dhe u rritë Naimi
Është mendja dhe drita e një trimi
Që na fali dituritë
Bashkë me shqiponjat çdo ditë më u rritë
Dhe sot shqiponjat
Gjuhën shqipe e ruajnë në shpirt
Flasin me zemër me këtë zonjë
Me ngjyrat e flamurit e pikturojnë
Mësojnë dhe kalitën për ardhmëri
Nga fytyra t`i ngjajnë nënës Tereze
Gjuhën e Gjergjit ta kenë liri
Secila vajzë të quhet Shqipëri.
