Nga Rexhep Rifati
Kalaja ndodhet në Komunën e Artanës, rreth 30–35 km në perëndim prej Gjilanit dhe rreth 39 kilometra në jug-lindje të Prishtinës, ku ruhen rrënojat e qytetit dhe fortesës mesjetare, e cila ndonëse është nën mbrojtjen e shtetit, ka përjetua dëme nga firmat e angazhuara jo profesionale
Kalaja e Artanës ose Kalaja e Novo Bërdës ndodhet në një mal të vogël ndërmjet Përlepnicës dhe Krivarekës, është një kala mesjetare dhe monument i kulturës në Artanë, Kosovë.
Ndërtimi i takon tipit fortifikatë. Kalaja përbëhet nga dy pjesë të ashtuquajtura Kalaja e sipërme dhe Kalaja e poshtme. Kalaja e sipërme ka gjashtë kulla; kulla lindore dhe ajo perëndimore kanë bazë drejtkëndëshe, kurse të tjerat bazë katrore, dhe ka një sipërfaqe rreth 0.05 hektarë. Kalaja e sipërme ka qasje vetëm nga pjesa lindore. Nga pjesët tjera, pjerrtësia e kodrës është shumë e rrëpirët në drejtim të luginës. Në pjesën lindore, terreni ngrihet gradualisht dhe kalon në një kodër tjetër më të vogël, në platenë e epërme, nën të cilën gjenden rrënojat e një kishe të madhe mesjetare të tipit katedrale.
Kalaja ndodhet në Komunën e Artanës, rreth 30–35 km në perëndim prej Gjilanit dhe rreth 39 kilometra në jug-lindje të Prishtinës, ku ruhen rrënojat e qytetit dhe fortesës mesjetare të Novobërdës.
Sipas burimeve të deritanishme, Novobërda për herë të parë me këtë emër përmendet në dekadat e para të shekullit XIV, me emërtimin Nuovo Monte. Kalaja e Artanës (Novobërdës), e emërtuar si “Mbeturinat e Kalasë Mesjetare”, daton nga shek. XIII-XIV.
Në një mal të vogël ndërmjet Përlepnicës dhe Krivarekës, rreth 30-35 km në perëndim prej Gjilanit dhe rreth 39 kilometra në jug-lindje të Prishtinës, ruhen rrënojat e qytetit dhe fortesës mesjetare të Novobërdës. Sipas dokumenteve të zbuluara deri më sot, Novobërda me këtë emër për herë të parë përmendet në dekadat e para të shekullit XIV, me emërtimin Nuovo Monte. Kalaja e Artanës (Novobërdës), e emërtuar “Mbeturinat e Kalasë Mesjetare”, daton nga shek. XIII-XIV. Kalaja ka pasur funksion të mbrojtjes gjatë periudhave të ndryshme. Mirëpo, shpjegimet dhe supozimet teorike për vjetërsinë e kalasë janë endur midis mesjetës dhe antikitetit, nënvizohet në një shkrim të portalit Monuments of Albania.
Kjo kala që dikur njihej si qyteti më i madh në rajon, e madje edhe më gjerë, shtrihet në mes të rrafshit të Kosovës dhe Anamoravës, ku sipas të gjeturave thuhet të jetë ndërtuar në shek. XIV, ndërsa çdo gur i rrahur nga koha i kësaj kalaje, tregon vlerat më të mëdha të lashtësisë së trojeve tona. Pozita e mirë gjeografike dhe strategjike e kalasë në maje të Novobërdës, ka bërë që të pushtohej tri herë, nga osmanët, bullgarët dhe serbët. Që të tre këta pushtues, lanë gjurmë të pushtimeve të tyre, gjurmë këto të cilat i gjejmë edhe sot në gurët e kalasë. Por, këto pushtime patën edhe efektin e vet, e sidomos të fundit që ishin serbët, e që bënë që kalaja të merrte këtë gjendje që e ka sot. Ajo është shkatërruar në masë, por prapë heroikisht i ka qëndruar rezistencës së kohës.
Në territoret e kalasë, madje edhe sot, shkojnë shumë “piratë” me shpresën se do të gjejnë ar, duke gërmuar dhe dëmtuar kështu hapësirën përreth. Ky territor i mbrojtur nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, ka qenë disa herë pre e këtyre “piratëve”, të cilët thuhet se kanë bërë dëme të konsiderueshme dhe të pariparueshme. Ky vend, është njohur si vend që ka qenë gjithmonë i pasur me xehje, në të cilin më parë janë gjendur edhe minierat që kanë arritur të prodhojnë deri në 6000kg ari në vit.
Kjo kala, kalaja e Artanës, e që dikur ishte i dyti qytet më i madh pas Londrës, ia vlen të vizitohet dhe të shihen ato mbetje arkeologjike të kohës, që tregojnë shumë për historinë dhe lashtësinë e popullit shqiptar.
Merret vesh se ka ndodh që të angazhohen firma joprofesionale serbe që më shumë i kanë shkaktua dëme mureve të kësaj kalaje se sa riparimit të saj (nga prointegro).