Të dashur nxënës, mësues, bashkatdhetarë dhe miq të shkollës shqipe!
Me rastin e festave të fundvitit ju përcjellim urimet më të ngrohta nga Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë KKAD
Ky vit, viti 2025, le të jetë një vit i bashkëpunimit, i suksesit dhe i ruajtjes së gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar!
Përmes këtij urimi i bëjmë thirrje mërgatës shqiptare, kudo që është, dërgoni fëmijët në shkollën shqipe, që të mos harrojmë gjuhën e të parëve, shqipen e bukur!
KKAD-ja i drejtohet shoqatave, bizneseve dhe mësimdhënësve të mërgatës, mediave dhe institucioneve tona të vëndeve amë, të bashkuar të vihemi në interes të unifikimit të diasporës shqiptare, në ruajtjen e gjuhës amtare, me moto: “Të gjithë për shkollën shqipe”. Po ashtu falënderojmë kontributin e mësimdhënësve, shoqatave të cilat bëjnë përpjekje për ta mbajtur gjallë gjuhën shqipe!
Gëzuar festat e fundvitit!
Gëzuar vitin e Ri!
Në emër të KKAD-së
Mustafë Krasniqi-kryetar