Konkurs për një mësimdhënës/e, për pikën

Lidhja e Arsimtarëve dhe e Prindërve Shqiptarë (LAPSh) në Bavari, të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe, me një përkushtim të madh e vullnetar, diat-ditës po e rrit numrin e nxënësve dhe hapjen e klasave të reja.

Këto ditë me angazhimin e Këshillit të Prindërve dhe koordinatorit për Nyrnberg me rrethinë është hapur edhe një pikë shkollore në adresën:

Grundschule an der Bräugasse

Bräugasse 1, 92318 Nuemarkt

LAPSh-i për këtë pikë shkollore hap konkurs për një mësimdhënës/e. Me këto këto kërkesa: Të ketë qëndrimi në Gjermani, konkretisht të jeton në Nuermarkt me rrethinë, po ashtu të ketë shkallën e arsimimit në këto drejtime, sipas korrikules së shkollës shqipe për diasporë: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Pedagogjik, edukim dhe mësuesi.

Për konkurrim duhen të kenë këto dokumenta:

  1. Diploma, vërtetimi i përvojës së punës,  dhe certifikata e kurseve të ndjekura etj.
  2. Jetëshkrimi ( Biografia)

Të gjitha dokumentat në kopje apo të skanuara i dërgoni te Këshilli i Arsimtarëve të LAPSh-it, në adresën elektronike e-maili: koordinatori@lapsh-bavari.de, numri kontaktues 0017656785798/ 0162157774.

-Afati i dërgimit të dokumentave është deri më 8 mars 2023.

Me respekt

Këshilli i Arsimtarëve të LAPSh-i në Bavari