KONKURSI  I  DITURISË

Shkolla Shqipe – Zvicër
KONKURSI I DITURISË
Maj 2022

         A ka gjë më të bukur? –  Kur i sheh këta fëmijë të cilët edhe pse kanë lindur dhe rriten larg atdheut, me përkushtim mësojnë gjuhën amtare – gjuhën shqipe. Shqipja e tyre jep shpresë se “Gjuha e Arbërit rron”. Prandaj për t`i motivuar edhe më tepër këta nxënës të mrekullueshëm, “Shkolla shqipe në Zvicër”, organizon Konkursin e diturisë “Shkolla Shqipe – Zvicër 2022”.                                                                

Fillimisht, mësuesit e të gjitha shkollave shqipe do të shpërndajnë materialin, njësitë mësimore, nga të cilat do të rrjedhin edhe pyetjet e garës në fjalë.                                                 

Garat, në kuadër të shkollave do të fillojnë në muajin prill, kurse garat në nivele kantonale do të organizohen në dy javët e para të muajit maj 2022.

Finalja e madhe do të zhvillohet më 29 maj 2022, e cila do të shoqërohet edhe me disa recitime, këngë e ndonjë valle.

Shpërblimi i parë………. Fr. 600.oo

Shpërblimi i dytë ……… Fr. 400.oo

Shpërblimi i tretë ……….Fr. 200.oo

Zyrih, tetor 2021                           “Shkolla Shqipe – Zvicër”

                                      Dr. Vaxhid Sejdiu – kryetar