Shkruan: Mustafë Krasniqi –Më 28 dhjetor 2019, në Munih të Gjermanisë LAPSH-ja mbajti takimin e radhës me mësimdhënësit dhe kryesin e LAPSH-it, në prani të Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, z. Rexhep Hoti.
Hoti, pasi i përshëndeti të pranishmit, shpalosi programin dhe shpjegoi për rëndësinë dhe vlerat që ka për nxënësit ky program, në nivel nacional, i cili dhe është hartuar mbi bazën e dy parimeve themelore, të gjithpërfshirjes dhe të vijueshmërisë. Me atë gjithëpërfshirës ju mundësohet të gjithë nxënësve të shfaqin aftësitë e tyre përmes Garave në Dituri, Garave Kreativitet Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe Garat në Sport.
Me Garat e Diturisë, të gjithë nxënësit e niveleve të ndryshme i inkurajojmë për t’i shfaqur njohurit e veta, të cilat i ka arritur gjatë shkollimit përkatës. Ndërsa me Garat Kreativitet Kulturor dhe Mendimit Kritik i përfshin të gjithë nxënësit parauniversitar dhe universitar, kurse me Garat në Sport shprehin vlerat, disiplinat dhe harmonin mes veti, duke i tejkaluar të gjitha barrierat e mundshme përmes aktiviteteve sportive.
Garat do të përfshihen në nivelin e shkollës, në nivele komunale dhe ato republikane, ku janë të përfshirë të gjitha trojet shqiptare, po ashtu jemi të angazhuar që në këtë program të përfshihen edhe nxënësit shqiptar nga diaspora, që është një lajm i mirë për diasporën, që për herë të parë do të përfshihet në programin ndërshtetëror. Pra, të investosh në arsim është një vlerë e lartë kombëtare, pasi që arsimi është më i rëndësishëm se liria, andaj duhet ta çojmë këtë vlerë, ngaqë është investimi në nxënës, investimi në të ardhmen tonë, tha Hoti.
Hoti u njoftua për sfidat, sukseset dhe përpjekjet për rritjen e numrit të nxënësve, njëkohësisht u diskutua dhe për modalitetet e veprimit për të arritur deri te vetëdijesimi i bashkëkombësve mërgimtar, që t’i sjellin fëmijët në Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe. Po ashtu u njoftua për përkrahjen dhe bashkëpunimin që ka LAPSH-ja me dy konsullatat shqiptare në Munih, shoqatat, Këshillat e Prindërve dhe aktivistët tjerë, në veçanti me “Fondacioni Besa” e cila dhe është sponsor kryesor i LAPSH-it në Bavari. Së bashku me të lartcekurit kemi arritur sadopak ta sensibilizojmë çështjen shkollës shqipe tek bashkëkombësit tanë mërgimtar. Me këtë bashkëpunim, në muajt e fundit kemi hapur një klasë të re në Freising, ku në të ardhme e afërt presim të hapën edhe dy klasa në Landshut. Po ashtu në procedurë të hapjes së klasave jemi edhe në: Garching, Dachau, Kaufbeuren, Memmingen, Schëandorf, Moosburg, Olching etj., ku jemi në përfundim e sipër dhe pritet të konkretizohen në një të ardhme të afërt. Në bashkëpunim jemi edhe me këto shoqata: Degendorfit, Landaut, Dingolfingut, Straubingut dhe Abensbergut, ku dhe kemi suksese të dukshme, ngaqë këtu funksionojnë suksesshëm klasat në gjuhën shqipe, fal një bashkëpunimi të ndërsjellët.
Në të ardhmen LAPSH-ja synon që procesi mësimor të zhvillohet në tërë landin e Bavarisë, aty ku kanë nxënës shqiptare. Po ashtu LAPSH-ja ka një marrëveshje, që dhe është rezultat i një bashkëpunimi të përbashkët me dy konsullatat tona në Munih dhe me institucionet tona, konkretisht me MASHT dhe MeD të Republikës së Kosovës.
LAPSH-i në Bavri ka ndërtuar sloganin e vet: “Të ruajmë gjuhën Shqipe dhe të parandalojmë asimilimin e fëmijëve tanë”, ku përmes këtij slogani dhe shkresave tona zyrtare dhe mediatike u bëjmë thirrje të gjithë bashkëkombësve, shoqatave e bizneseve t’i bashkangjiten projektit tonë, sepse është një projekt që ruan fëmiun nga asimilimi dhe humbja e identitetit, tha kryetari i LAPSH-it, MilazimUkaj!
Ndër shqetësimet tjera është edhe ajo se qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nuk janë duke bërë atë që duhej dhe e meriton mërgata-diaspora jonë shqiptare, tha Krasniqi.
Pra, është fakt se na ka munguar kjo frymë e cila ngjall ndjenjat tek nxënësit dhe nxis frymën garuese, socializmin e shkëmbimin kulturor, qoftë për nxënësit e atdheut me viset e saja, apo të mërgatës shqiptare. Ngaqë përmes këtij programi shpresojmë se joshet vlera dhe dashuria për gjuhën, atdheun nga fëmijët mërgimtar, tha Selim Hoti.
Ndërsa Koordinatori- Mustafë Krasniqi, nënkryetari-Selim Hoti dhe Arkatari- Rexhep Nikqi e përgëzuan projektin në fjalë dhe e cilësuan si një projekt i guximshëm, kombëtar dhe shumë i domosdoshëm, serioz dhe shpresëdhënës. Gjë që në të ardhmen dëshirojmë dhe vazhdojmë të shpresojmë se edhe nxënësit e Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe do të jenë pjesë e këtij programi, nga fakti se pjesëmarrja dhe kontakti i nxënësve të mërgatës-diasporës do t’i lidh shpirtërisht me nxënësit e atdheut! Të këtij mendimi ishin edhe mësueset, Blerina Shabani, Lume Daci Hoti, Bislime Gashi, ku dhe paraqitën vështirësitë dhe sfidat që po përballën me mungesën e nxënësve, të cilët pjesa më e madhe e tyre nuk e vijojnë mësimin plotësues. Kjo duhet të jetë brengë edhe e dy shteteve tonë shqiptare, ngaqë mësimin në nivel të Bavarisë e vijojnë diku 0,08% e atyre që duhet ta vijojnë mësimin shqipe. Gjë që jo vetëm që është shqetësuese, po më tepër është edhe një mjerim për shtetet tonë, të cilat sikur e kanë humbur interesin ndaj mërgatës shqiptare, konkretisht shkollës shqipe në mërgatë, thonë mësimdhënëset!