Kujtohet Adem Demaçi, “arkitekti i pavarësisë, i dha energjinë rezistencës, fuqinë UÇK-së”

Më rastin e datëlindjes së veprimtarit të ndjerë Adem Demaçi, Këshilli Organizativ “Pranvera Shqiptare 81”, dhe ish-të burgosurit politikë kanë vendosur lule dhe kanë bërë nderime  të varri i Demaçit.

Më këtë raste, Sejdi Gega ish-i burgosur politk tha se Demaçi ishte energji për UÇK-në.

“Sot jemi këtu për të shënu 85 vjetorin e tij. Jemi pran trupit të simbolit te rezistencës. Prej viteve të 60 emri i tij u bë i njohur gjithkund. ‘Rroftë Adem Demaçi, poshtë tradhtaret’ ishte  thirrja jonë në çdo vend. Baca i dha energjinë rezistencës. Ai i dha fuqi ÙÇK-së. Ishte arkitekt i pavarësisë”./arbresh.info/