Kryesia e LAPSH-it në Bavari përmes vidokonferencës mbajti takimin e parë të këtij vit me Këshillin e Arsimtarëve dhe i njoftoi për vendimin e Ministrisë së Kulturë së Bavarisë (Bayerisches Kultusministerium) për hapat e mëtutjeshëm të mbarëvajtjes së mësimit në këtë Republikë, që për shkak të pandemisë, Covid 19, mësimi u shtye deri më datën 31 janar. Gjë që këtë vendim, jemi të obliguar edhe ne- LAPSH-i, shkolla shqipe ta respektojmë. Kurse, për hapat e mëtutjeshme, për mbajtjen e procesit mësimor me mësimi plotësues në gjuhën shqipe do t’ju flas përgjegjësi-koordinatori i Këshillit të Arsimtarëve z. Mustafë Krasniqi, tha kryetari z. Milazim Ukaj.Më pas fjalën e mori z. Krasniqi ku ndër të tjera theksoi: Situata në të cilën po përballet tërë globi botërorë është sfiduese, kjo dhe ka sjell situata të paparashikueshme, gjë që padashjen tonë ndikon edhe në organizimin e mirëfillshëm të procesit mësimor të shkollës shqipe në Republikën e Bavarisë. Dhe, për këtë kryesia e LAPSH-it ka analizuar situatës dhe ka marr vendim që procesi mësimore të fillojë nga java e ardhshme, përmes mësimdhënies virtuale. Arsyeja qëndron në atë se ka mundësi edhe për një kohë të gjatë të mos kemi mundësi ta mbajmë mësimin në klasa dhe, për këtë duhet të mobilizohemi që mësimi të zhvillohet përmes sistemit virtual i cili për momentin është e vetmja zgjidhje e mundshme dhe e arritshme. Po ashtu z. Krasniqi shpalosi projektin me këto pika:- Përgatitja për mësimdhënien virtuale- Forma e mbajtjes së mësimdhënies – Përgatitja e mësimdhënësve – Raportimi i mësimdhënësve për punën e tyre. – Grupi punues pedagogjikGjatë shqyrtimit të pikave të lartpërmendura z. Krasniqi shprehu vizionin e tij se si duhet t’i qasemi mësimdhënies virtuale dhe ndër të tjera kërkoi që sa më tepër të jemi afër nxënësit, duke bashkëpunuar ngushtë me prindërit për ruajtjen e frymës së mësimit plotësues në gjuhës shqipe te fëmijët tanë mërgimtarë, konkretisht të shkollës shqipe në Republikën e Bavarisë.z. Krasniqi më tej paraqiti dy modelit të mësimdhënies, ku modeli i dytë ndarja në dy grupe dhe mbajtja e mësimit në grupe jo më shumë se 12 nxënës gjeti një përkrahje tek mësimdhënësit si një model më i pranueshëm dhe i realizueshëm, gjë që dhe kërkoi nga mësimdhënësit të jenë më bashkëpunues me prindërit, për t’i bindur at se edhe kjo formë e mbajtjes së mësimit virtual ka efektin pozitivë. Në këtë vidokonferencë të gjithë mësimdhënësit u shprehen të gatshme se do të jemi në detyrën e tyre të shenjët, pavarësisht me çfarë sfida do të përballemi. Gjatë diskutimeve u kërkua të mbahen orë praktike apo seminare, shkëmbim përvojash dhe idesh mes mësimdhënësve, me qëllim që ta gjejnë metodologjinë didaktiko-lingustike më të mirë, të mundshme dhe realizuese përmes sistemit virtual, thanë mësimdhënësit.Po ashtu mësimdhënësit kërkuan që përpos teksteve egzistuese të kemi edhe metoda tjera të përshtatshme, që do të jenë më lehtësuese për ne dhe më atraktive për vet nxënësit. Vidokonferenca u përmbyll me shtjellimin e të gjitha pikave të lartshënuara dhe me thirrjen e bashkëkombësve, që së bashku të punojnë për rritjen e numrit të nxënësve, njëkohësisht prindërit që i kanë fëmijët në procesin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, të jenë bashkëpunues, që fëmija i tyre ta ndjek mësimin përmes mësimdhënies virtuale.
Redaksia