Përshëndetje të nderuar shqiptarë kudo që jeni, në atdhe dhe përtej atdheut, nxënës të dashur, mësimdhënës- që punoni me sakrifica të mëdha, punëtor e shkencëtar, deputet e politikan!
Në emër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari, ju urojmë festën e nëntorin, ditën më të shenjtë të kombit shqiptar, ditën e flamurit, 28 nëntorin!
Ditën historike për kombin, që na i ringjall ndjenja e rilindëseve se: një komb e një gjuhë janë dhe do të mbetet ardhmëria jonë, kombit shqiptar. Andaj besojmë se e ardhmja e kombit të bashkuar është në rrugëtimin e rilindësve, që vullneti i tyre dhe i shumë gjeneratave të mëpastajme, i të urtit plakë, Ismail Qemailit, të Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit e i shumë e shumë heronjve, atdhetarëve, e patriotëve të tjerë që s’ndalen rrugëtimin për ta bërë Shqipëri, ashtu siç ishte e bashkuar, Shqipërinë Etnike.
Me përgjegjësi morale e kombëtare thërras tërë bashkëkombësit, shoqatat dhe bizneset, të gjithë të bashkuar për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, që fëmijëve tanë mërgimtarë t’ua ofrojmë këtë rreze drite, gjuhën Shqipe, që të ndihen krenar pse janë shqiptarë, me origjinë rrënjëve të thella nga Pellazgjikja-Ilirishtja e kombi Shqiptar.
Uroj që së bashku, me dy qeveritë tona: Tiranën dhe Prishtinën, nga ky nëntor, të realizohet projekti ynë madhorë dhe kombëtar për Mësimit Plotësues në gjuhën Shqipe edhe institucionalisht!
Po ashtu në emër të LAPSh-it thërras spektrin politikë shqiptar ta ketë në vëmendje Mësimin plotësues të mërgatës, se për fat të keq brezi i dytë ka filluar më të madhe ta zbehë gjuhën e ëmbël, gjuhën shqipe e nëse me kohë nuk e parandalojmë këtë zbehje ka drojë se edhe do të asimilohen fëmijët tanë mërgimtarë.
Të dashur nxënës, mësimdhënës të Mësimit Plotësues, biznese dhe shoqata që jetoni dhe veproni në Landin e Bavarisë ju uroj festën e 28 nëntorit, që ky nëntor të na bashkoj dhe të bashkuar ta ndihmojmë vlerën më sublime të kombit, që është dhe mbetet gjuha shqipe.
Të rrugëtojmë së bashku, se Gjergji ynë i madh ka thënë: “Bashkimi bënë fuqinë”
Në emër të LAPSh-it në Bavari
Mustafë Krasniqi-koordinatori