LUFTA E JASHARËVE

Roman

Shkruan: LULZIM OSMANAJ

Prolog

Pas një viti kur u nisëm për të shkuar në Prekaz, rruga për në shtëpinë e komandantit kalonte përpara portave dhe gardheve të shtëpive. Verandat e shtëpive, ku njerëzit më parë e kishin zakon të rrinin verës pasdarkeve, ishin të boshatisur dhe vetëm aty-këtu dukeshin akoma karrige dhe tavolina. Oborret e mëdha të kullave ishin pa fëmijë, pa burra e pa gra. Kullat ishin tërësisht të shkatërruara. Dhomat të gjitha ishin të boshatisura. Disa shtëpi tashmë ishin shndërruar në gërmadha. As zogjtë askund nuk dukeshin, me shpresë se do të ktheheshin prapë në ditë të ngrohta të verës. Por në njërën nga gërmadhat ishte në vajzë e vogël që shikonte në horizont nga varret. Ishte kjo Besarta, vajza e Hamzës, e vetmja e mbijetuara nga lufta e lavdishme e Komandant Adem Jasharit. Sa herë që Besarta do të kthehet në vendlindje, asaj do i shfaqen fytyrat e familjareve, puthjet e të atit dhe se ëmës. Ajo thotë se edhe sot i dëgjon fjalët se çfarë fliste me nënën, se çfarë dëgjonte, fjalët se çfarë ngrënin për darke dhe se si nëna i jepte buke e ujë.      Ne u ulëm pranë Besartës dhe dëgjuam rrëfimin e saj:

“Atë natë të sulmit të fundit nga forcat shoviniste e barbare serbe, nëna më mori kokën dhe ma shtrëngoi në gji. Më përqafoi fort, mos ki frikë bija ime – me tha.! s’mund të bëja tjetër veç t’i mbyllja veshët që të mos i dëgjoja plumbat dhe granatat që binin pa ndalë. Ejani këtu, mos u frikësoni, ejani këtu se ju mbuloj unë me dyshek. Pastaj pëshpëritëm edhe ca, ajo dhe unë, duke më thënë, fshihu aty ke ajo qoshe i shtëpisë. Edhe nëse për një çast ekzistonte një qetësi, angullimat e predhave e prishnin heshtjen dhe kodra me anën tjetër të murit tonë, tundej me çdo predhë që binte. Në vend të kokës sime në kraharorin e saj, nëna mbështeti kokën e saj të njomë në kraharorin tim. Atë natë kuptova për herë të parë se edhe unë do të vdisja. Se të gjithë do të vdisnin. Dhe se asgjë në botë, as nëna ime nuk më shpëtonte dot. Dhe unë s’mund ta shpëtoja atë. Nënë e bijë u përlotëm dhe më pas pasoi një heshtje morti. Në mëngjesin e 5 Marsit të vitit 1998, kur tanket po na rrethonin unë po flija dhe zhurmat e mëdha të tankeve me zgjuan nga gjumi, nga frika që kisha gjëja e parë që bëra, shkova dhe u strehova te nëna. Nëna ime ishte zgjuar më herët, ajo si çdo ditë tjetër, edhe sot kishte pastruar enët larë rrobat dhe kishte ndreq dhomat e shtëpisë e bënte këtë punë çdo ditë ishte bërë pjesë e jetës së saj por sot edhe pse kohë lufte nuk e ndali siç nuk ndalon një foshnje biberonin me qumësht nga goja. Ajo me sugjeroj qe unë të shkoj dhe të marr ca dru për ta ndezur vatrën, kur unë u nisa për t’i marr drunjtë pas meje më erdhi menjëherë nëna, aty afër turmës se drunjtëve në oborrin e shtëpisë pashë edhe babushin tim, Hamzën dhe pyeta:         – Babush ç’po ndodhë atje larg? Babai ma ktheu – tanket po dëgjohen bija ime por t’i mos ke frikë. Atëherë dhe unë po shikoja ne drejtim të Lagjes Lushtaku ndërsa babushi i tha nënës merre Besartën dhe hyni brenda në shtëpi.                            

  Nënës i thosha se kisha frikë, se do te vdesim, ajo me thoshte mos ke frikë, Ademi është këtu në dhomën përballë nesh, ai është gjalle nuk ka vdekur dhe se serbet po largohen. Në të vërtetë ishte e kundërta ata po afroheshin në drejtimin e shtëpive tona, por qëllimi i nënës ishte i qartë, ajo na mbante me moral që ne të mos kishim frikë.     

– Ne të gjithë do shpëtojmë, se te gjithë burrat janë gjallë, edhe gjyshi juaj edhe babushi, edhe Ademi e daja Osë, por në fakt gati të gjithë ishin vrarë. Unë dhe disa të tjerët akoma ishim të strehuar gjersa predhat binin pash se unë isha përgjakur me gjakun e nënës. Vrimat hapeshin për t’i shfarosur Jasharët por pasi u hapën vrimat ato shërbenin edhe për mua që fshehtas të vrojtoja armikun. Serbët u afruan afër shtëpisë, ata godisnin, por ishin djemtë tanë ata që ua ndalnin turrin armikut. Përnjëherë unë dola jashtë që të shoh, por qëllonin gjatë gjithë kohës, ia arrita që të largohem rreth e rreth shtëpisë, shkova tek shtëpia tjetër, por prapë u ktheva aty ku isha më parë e strehuar. Në ato momente kur pashë se Kushtrimi nuk ishte aty e pyeta Hidajetin se ku është Kushtrimi;   

– Ai ka dalë jashtë, – më tha. Pas atij çasti Kushtrimin më se pashë. Pastaj dy serbe u afruan aty afër vrimës, ku predhat po bënin kërdinë, ishin dy ushtar serbë, të cilët flisnin me njëri tjetrin serbisht dhe filluan të hidhnin bomba dore brenda në shtëpi. Pasi hodhën bomba në ato çaste u vra Hidajeti. Në ato momente kur pash se Hidajeti u vra atëherë u mata të largohem nga aty, por ku të shkoja, u hutova shumë. Nuk dija se ç’të bëja e ku të strukem, pastaj dëgjova hapa të rëndë prapa derës. Ushtari po vinte për të parë a ka mbetur ndokush i gjallë. Shkova me vrap te dollapi, ku të hy thash me vete, pastaj pash magjen dhe hyri nën të. Në ato çaste u frikësova dhe me vete thash, ah sikur të ishte kjo dhomë e errët që të mundë të fshihem fare lehtë, poshtë magjes. Dëgjova frymëmarrjen e ushtarit dhe me të dy duart i hodha flokët prapa veshëve kurse me shuplakat e duarve i mbylla veshët që mos të më dëgjoj as një njeri duke iu lutur Zotit. Pastaj dëgjova një pëshpërimë te veshi, ushtari mu drejtua me automatik dhe unë hapa sytë. Kisha frikë kur e pash automatikun, nuk doja të dilja poshtë magjes, ku isha e strukur. Sytë i hodha poshtë, ushtari e largoi automatikun poshtë dyshemesë dhe ma ofroi dorën. Edhe pse nuk doja të dilja, nuk kisha tjetër rrugëdalje. Përmes derës së paradhomës dhe derës kryesore që ishin hapur, dukej sheshpushimi i shkallëve dhe fillimi i shkallëve qe zbriste poshtë.                

Në ato çaste mendova, ah sikur të mos kishte ikur motra ime Blerina! Ajo ishte mjaft e zgjuar, por kishte frikë dhe kishte filluar të qante, më mirë do ta kishte mbyllur derën kryesore dhe do t’ia kishte larguar vetes frikën. Në korridor dhe në dhomat e shtëpisë nuk dëgjohej më njeri i gjallë familja jonë e madhe ishte u shuar për gjithmonë pas tri ditë gjuajtjeve, granatimeve e bombardimeve.                                

  Enët ishin të shpërndara mbi tavolinë. Në murin përballë shihej një fotografi gjysmë e varur e Adem Jasharit bashkë me Jetullah Gecin dhe dy ushtar të tjerë.                   

Ademi në këtë fotografi dukej serioz dhe pedant, dukej sikur në pozën e tij kërkonte respekt për qëndrimin dhe uniformën, edhe pse ishte një fotografi dhe tashmë kishte ndërruar jetë, ai prapë në fytyrën e ushtarëve mbillte frikë.         

Ushtari, ndërkohë më pyeste se ku është Ademi, derisa dorën e djathtë fuste në xhep dhe nxirrte një cigare. Ai i hodhi një vështrim të gjithë të vdekurve të tjerë në dysheme. Era vinte vetëm plumba dhe barut nga granatimet treditore. Pastaj ai ktheu kokën mënjanë dhe i foli ngadalë kolegut të vet. Polici u ul anash qetësisht, vigjilent dhe i rrezikshëm duke rrotulluar sytë e mushkëllyer rreth e qark dhomës dhe duke i ndaluar të doreza e derës në çastin që ajo u ul poshtë. Njëri polic rrinte tërë kohën mbas policit tjetër duke fotografuar. Dukej qartë se vrasjet, bombardimet sulmet dhe i gjithë ai organizim masiv ishte bërë me urdhër nga Beogradi, njeriu që fshihej pas sulmit ishte Sllobodan Millosheviç. Në dhomë u dëgjua një murmurimë frikë, të gjithë i hapëm sytë, në fakt ishte zhurma e një maceje që çuditërisht kish mbetur nën çatinë e shtëpisë. Ushtarët u trembën nga ajo që dëgjuan, ata menjëherë ia mësynë për në kulmin e shtëpisë dhe nuk gjetën asnjëri pos miu-amave të maces që kishte mbetur e vetmuar e s’po dilte fare.                                                         

Pas disa minutash kur serbët panë se askush nuk po shkrep plumba nga shtëpitë tona, vetëm atëherë ata arritën të hynin nëpër Kulla dhe t’i preknin të gjithë të vrarët se a janë të gjallë apo jo. Pasi vërtetuan se të gjithë janë të vrarë erdhi autoambulanca. Serbët u munduan të nxjerrin ndonjë fjale nga unë për Ademin dhe Hamzën, por vetëm u thosha se ata jetojnë ne Gjermani. Serbët kur panë se isha e përgjakur atëherë u munduan që të më dhanë një gjilpërë, por nuk i lash, nuk kam nevojë për vaksina. Një serb fliste gjatë gjithë kohës me mua në gjuhën shqipe. Ata më morën dhe më dërguan në Fabrikën Municioni të Gjuetisë, gjatë rrugës më humbi edhe frika nuk kisha më fare frikë.                                                                             

Në Fabrikën municionit serbët më lanë mbi 1 orë. Ata prapë më pyesnin për Ademin dhe Hamzën, por prapë u thosha se ata jetojnë në Exil. Ushtarët serbë më sollën edhe bukë për të ngrënë, por bukën e tyre  nuk e hëngra, sepse ata kishin vrarë të gjithë familjen time. Në Fabrikën e municionit turma e ushtareve serbë flisnin dhe bisedonin ndërmjet veti. Pas gjysmë ore më morën prapë ushtarët dhe më thanë eja të të dërgojmë te Ademi. Ishte dëborë isha këmbëzbathur, nuk pata mundësi t’i visha as një palë  këpucë me vete. Pastaj ata më dërguan tek një familje fqinje. Në çdo skutë dhe në çdo rrugë dukeshin ushtarët serbë që bartnin armatim e granata.                        

Me në fund u bashkova me një familje dhe u ndjeva më e sigurt. Bisedën telefonike të parën që e bëra ishte me axha Muratin dhe i tregova se të gjithë kanë vdekur, duke pandehur se edhe Kushtrimi ka vdekur.                                               

  Ishte gruaja e Ademit, Adilja ajo që u bë martirja e parë në familjen tonë, pastaj të tjerët me radhë. Ajo u vra në njërën prej shtëpive, pasi që ajo kishte shkuar për të marrë municion në katin e tretë, ku edhe ishin dhomat e mbushura me armatim.”

(Romanin “Lufta e Jasharëve” të shkrimtarit të ri e të talentuar Lulzim Osmanaj, këto ditë e nxori nga botimi shtëpia botuese ProkultPress, Prishtinë

Ky është romani i parë në letërsinë shqipe, që pas 22 vjetëve për temë ka luftën e lavdishme të familjes Jashari në Prekaz, e në veçanti heroizmin e pa krahasueshëm të komandantit Legjendar Adem Jasharit.)