Masakra serbe e vitit 1913, vriten 620 shqiptarë vetëm në fshatin Topojan.

Ist möglicherweise ein Bild von 1 Person und Denkmal

Topojanit i rantë pika
Hiç spo din se çka asht frika
Nant sahat tuj u ther me thika
Ther me thika nant sahat
Po shkon kali not në gjak
Topojan o mos vdeksh kurr
Ke shkrue emnin ne flamur.

Masakra ndodhi pas Betejës së Kaleshanit ku Shqiptarët korrën një fitore të madhe ndaj ushtrisë serbe.
Beteja filloi më 14 nëntor 1912, dhe zgjati deri më 25 nëntor
Forcat shqiptare, dibrane e lumjane korrën një fitore të shkëlqyer, duke asgjësuar plotësisht ushtrinë serbe, e cila la në fushën e betejës plot 12.000 të vrarë. Kjo betejë, unikale për nga përmasat, heroizmi dhe të vrarët qe një Termopile shqiptare dhe një Vaterlo për serbët.
Por ajo qe do te ndodhte pas kësaj beteje ne vitin 1913 ishte një barbari e pashoqe e shekullit XX nga ushtria serbe ndaj popullsisë civile te pambrojtur kryesisht gra, pleqve dhe fëmijëve ne veri tē Shqipërisë. Serbët të tërbuar nga humbja e madhe qe kishin pësuar u hakmorën ndaj popullsisë civile të pambrojtur ne fshatrat e krahinës se lumes e të Dibrës. Ata shkrumbuan e plaçkitën fshatra të tërë dhe u vranë e u therën me mijëra burra, gra, pleq e fëmije.
Një ushtarë i quajtur Vuksanoviç rrëfen kështu për masakrat pas këtyre betejave :
”Shqiptarët në fillim i vritnim me pushkë dhe patllake, por së shpejti erdhi urdhri se nuk kishte leverdi të shpenzohet municioni, prandaj shqiptarët do të therën me thika. Dhe kështu ndaheshin në grupe grupe… rreshtoheshin në rreshta me fytyra të kthyera kah njëri tjetri dhe atëherë oficerët dhe nënoficerët i thernin shqiptarët një nga një në qafë. Këta njerëz fatkëqinjë as që luanin nga vendi, as nuk bërtisnin, as nuk mbroheshin, thuajse nuk ishin qenie njerëzore të vetëdijshme, por shikonin të qetë si i therej shoku pranë dhe thika po ia shpërthente fytin e tij. Nuk mund ta merrja me mend një gjakftohtësi dhe qëndrueshmëri të këtillë njerëzore, të cilët e shikonin vdekjen me sy të hapur. Është kjo njëra nga skenat më të llahtarshme që e përjetova gjatë luftërave. Duhet të vdesin disa gjenerata të shqiptarëve që të harrohen ato, çfarë kanë bërë serbët ndaj tyre…
Në gazetën serbe ”Radniçke Novine”, një ushtarak serb, në një letër të publikuar aty, për masakrat serbe në Lumë ndër të tjera shkruan: ”…Mund të them se këtu ndodhin gjëra të lemerishme. Unë rrëqethem nga e gjithë kjo dhe gjithnjë e pyes vetveten, vallë është e mundur që njeriu të jetë kaq barbar dhe të bëjë kështu? Kjo është e tmerrshme e llahtarshme… Nuk guxoj dhe s´kam kohë të të shkruaj gjerësisht. Mund të them se Luma nuk ekziston më. Gjithçka është shndërruar në kufoma, hi e pluhur. Kishte fshatra me nga 100-150-200 shtëpi, në të cilat nuk ngeli absolutisht askush gjallë, askush gjallë… I mblidhnim tubë, 40 deri 50 njerëz, dhe ashtu si ishin, grumbull i thernin të gjithë me thika. Plaçkitja ordinere u bë kudo. Oficerët plaçkitën kope të tëra bagëtish dhe i shitën përmes ushtarëve në Prizren…
Po në gazetën ”Radniçke novine” socialdemokrati Dimitrije Tucoviç, për masakrat e ushtrisë serbe, ndër të tjera shkruan: ”…Kur trupat serbe shkatërruan fshatin Topojan(fshat i Lumës – aty s´kishte burra. Oficerët rezervë që morën urdhra ta djegin fshatin dhe të thernin me thika, kot kundërshtonin, kot i përsëritnin fjalët ”të gjithë a?” Të gjithë ishte përgjigjja e njëfarë kapiten Jurishiçit. Për dy orë u vranë 500 shpirtra… Shqiptarët e “egjër” ushtarët tanë të zënë rob i çarmatosnin dhe i lëshonin, kurse ushtria jonë e ”kulturuar”e shekullit XX po i vret edhe fëmijët e tyre….” (Marrë nga fb.Teri Hoxha)