Më 6 maj ditëlindja e kryheroit kombëtar i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

Me kënaqësi ju njoftojmë se Organizata Shqiptarja po organizon një event të madhështor për të festuar ditëlindjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe ditën e Shën Gjergjit (ditën e verës) më 6 Maj në Sheshin Skënderbe, Prishtinë.

Programi i pasur do të fillojë në ora 13:00 dhe do të përmbajë një gamë të gjerë aktivitetesh për të nderuar këtë figurë të shquar të historisë sonë kombëtare.

Ju ftojmë të gjithë shqiptarët anembanë botës të bashkoheni me ne për të festuar këtë ditë të rëndësishme, duke shprehur krenarinë dhe respektin tonë ndaj trashëgimisë së lavdishme të Skënderbeut.

Qëllimi i këtij eventi është të ruajmë dhe përhapim vlerat kombëtare, kulturore dhe artistike të popullit shqiptar, duke e festuar dhe nderuar një prej figurave më të rëndësishme të historisë sonë.

Ju lutemi të merrni pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme dhe të bëheni pjesë e një bashkësie që kujton dhe promovon identitetin tonë kombëtar.

Festojmë së bashku për të ruajtur trashëgiminë tonë historike dhe për të përhapur frymën e krenarisë dhe unitetit shqiptar. Ju mirëpresim me shumë dashuri dhe entuziazëm në këtë ditë të veçantë!

( Nga Organizata Shqiptaria)