Mielli, sigurimi i bukës për ushtarët dhe popullatën civile

Me rastin e 20 vjetorit të disa aksioneve të Njësiteve të UÇK-ës,të ZOSH-ës

NË MES TRE POZICIONEVE USHTARAKE ARMIKE LUFTËTARËT TANË E RRËMBYEN MIELLIN E FABRIKËS  SË BUKËS NË BUKOSH DHE SIGURUAN BUKËN PËR VETE DHE PËR POPULLATËN

Xhemajl Pllana

shkruan Xhemajl Pllana- Pranverë e vitit 1999.Ishim të pozicionuar në vijën e parë të frontit, një bregore dhe pikë strategjike  në fshatrat Shtitaricë, Akrashticë, Dalak dhe Bukosh, të cilat përballë kanë qytetin e Vushtrrisë. Prej këtu dukej magjistralja Prishtinë-Vushtrri–Mitrovicë, kazerma ushtarake dhe shkolla e policisë serbe në Vushtrri, ndërsa  përballë shihen fshatrat e Shalës. Nga ana e majtë shihet dhe kazerma ushtarake serbe e Mitrovicës, rruga rajonale, Mitrovicë Frashër, Pantinë, Shtruerë, Ortakoll-Qyqavicë,e cila e lidhet dhe me Drenicën. Ndërsa ne, për shkak të këtij pozicioni, por dhe për shkak të dy pikë-stacionimeve të forcave serbe, në distancë prej rreth 2-3 km largësi, jemi të obliguar të vëzhgojmë, ditën dhe natën.  Gjatë gjithë kohës, ne organizonim roje të rregullta dhe ishim në kontakt me eprorët tanë. 

Ne, ushtarët e ZOSH-ës, përveç luftës së armatosur, jemi angazhuar vazhdimisht dhe në strehimin dhe ushqimin e popullatës së zhvendosur, ndihmën mjekësore e sigurimin e barërave, për çka kanë kontribuar shume mjekë dhe infermierë/e të shumtë, e për të cilët do të shkruajmë në një shkrim të veçantë. Mirëpo nga janari i vitit 1999 e tutje, filluan të na hargjon rezervat ushqimore për ne dhe për popullatën, prandaj sigurimi dhe furnizimi i popullatës me ushqime ishte tepër i vështirë.

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Administrim Civil, pranë ZOSH-ës (DSHPAC),shqyrtoj gjendjen me ushqime dhe mundësinë e aktivizimit të disa mullinjve elektrik                                           

DSHPAC, pranë ZOSH-ës, duke parë se furnizimi i popullatës së grumbulluar, me miell, bukë dhe me artikuj tjerë ushqimor, ishte vështirësuar shumë, ka shqyrtuar dhe mundësinë e sigurimit të miellit dhe aktivizimin e ndonjë mulliri elektrik, në ndonjë nga fshatrat ku kishte përqendrim më të madh të popullatës. Prandaj kemi konstatuar se si raste tepër urgjente ishin sidomos, fshatrat Ashlan (ku ishte vendosur dhe Shtabi i ZOSH-ës), Shtitaricë (tani Shtruerë),Dalak (tani Lugmir), Akrashticë e më gjerë.

Ne u nformuam se në Fabrikën e bukës në Bukosh kishte dhjetëra tonelata miell (27.03.1999)

Shtëpitë (kazermë) të Veli e Fetah Osmanit dhe lagjja e Barelive, ishte përplot ushtarë dhe vullnetarë të UÇK-së. Ushtari i lirisë, Nazmi Osmani, kishte përgatitur darkën, gjellë dhe bukë shumë të zezë, në të kaftë të mbyllët,me miell nga mulliri familjar. Lufta po zgjaste dhe, rezervat edhe ashtu të pakëta të miellit po hargjoheshin me të shpejtë, sepse dhe popullatës po i shtereshin rezervat. Ishte një numër tepër i madh i popullatës së grumbulluar, gjithashtu, dhe numri  i ushtarëve dhe i vullnetarëve po rritej dita ditës. Popullata po sillte thasë me grurë, për të bluar në mullirin e familjes Osmani,i cili funksiononte që nga fillimi i mungesave të para të miellit. Prandaj, me këtë rast u diskutua për ndonjë zgjidhje të mundshme për sigurimin e ushqimit. Gjatë kësaj darke, luftëtari Shefki Dushi, informon se në fabrikën e miellit në fshatin Bukosh, gjendej një sasi e madhe e miellit, sigurisht me tonelata të tëra.

Kjo ishte një informatë mjaftë e rëndësishme, sepse megjithë rreziqet e tërheqjes, ishte rast jetik, për sigurimin e ushqimit për luftëtarët tanë dhe për tërë  popullatën e zhvendosur.  Për këtë rast, jemi informuar unë (Xh.Pllana), Bekim Shyti, Enver Oruqi dhe Komandanti i ZOSH-ës, Rr.Rama. Prandaj pavonuar, është mbajtur një takim i përbashkët i disa prej eprorëve, në nivel të Brigadës së 142,të ZOSH-ës. Ky takim është mbajtur në Shtabin e Njësisë Speciale të ZOSH-ës dhe ka patur këtë përbërje: Bekim Shyti,Komandant i Njësisë Speciale të ZOSH-ës,Avdyl Bahtiri, përfaqësues i DMPAC,Gani Lahu, Komandant i Bat. të II-të,Met Shyti,Zv. Komandant për Personel në Br.142 ,Naim Qorolli, Shef i Operativës në Brig.142, Halit Xhaka,Shef i Personelit në Bat.e II-të, Ibrahim Xhaka, Komandant i Kompanisë I-rë, Bat.II-të. Në këtë takim (me vullnetin personal të Bekim Shytit), është vendosur që aksionin për tërheqjen e miellit do ta udhëhiqte Komandanti i Njësisë Speciale të ZOSH-ës, Bekim Shyti. Pra nga ky takim u dha pëlqimi dhe u vendos  që, ditën e nesërme (në mbrëmje), të fillonte aksioni i marrjes së kësaj sasie të miellit për të siguruar ushqim për luftëtarët tanë dhe për popullatën e uritur për bukën e gojës

Fabrika e miellit në Bukosh

Komandanti i Njësisë Speciale të ZOSH-ës, Bekim Shyti, në krye të aksionit për rrëmbimin e miellit (01.04.1999)

Bartës së organizimit të vullnetarëve me qerre dhe me traktorë për këtë aksion kanë qenë luftëtarët: Avdyl Bahtiri, Abaz Shyti dhe Jahja Mehmeti. Prandaj me një aksion të Njësisë Speciale të udhëhequr nga Bekim Shyti dhe luftëtarëve të njësiteve luftarake të Togut të III-të, Kompania e II-të, Batalioni i II-të, Brigada 142,e ZOSH-ës, ia kemi dalur që me qerre kuajsh dhe, me mjete motorike të marrim miellin në Fabrikën përkatëse në fshatin Bukosh, duke rrezikuar jetën e luftëtarëve tanë, sepse e gjitha është bartur rrugës së vetme e cila shkonte paralel me hekurudhën, deri te shtëpia e Mustafë H Pllanës dhe Rexhep L.Berishës, 150m larg nga shtëpitë ku ishin vendosur forcat paramilitare serbe (shtëpitë e familjes së Arif Berishës),prej ku rruga kthehej majtas, për t ‘u ngjitur në  drejtim të  lagjes së Osmanëve (Barelive) e për ta përcjellur më tutje, në drejtim të Ashlanit, ku ndodhej dhe Shtabi i UÇK-së, ZOSH-ës.

Tërheqja e miellit nga Fabrika e Bukoshit ishte si të hedhësh valle në gojë të ujkut

Gjatë ditës kishte një tentim të dështuar të forcave serbe për të marrë pozicionet tona në Dalak e Shtitaricë, prandaj gjatë tërheqjes, armiku u hakmor duke djegur dy shtëpi  të fshatit Dalak.  Gjatë kësaj dite Njësia Speciale e udhëhequr nga Komandant Bekim Shyti dhe ushtarët e  togut të III-të, të Kompanisë së II-të, Batalioni i II-të, Brigada 142,e ZOSH-ës,(Dalak),ishin në gjendje gatishmërie, sepse në ndërkohë ne ishim  përgatitur për aksionin e madh, për tërheqjen e miellit nga Fabrika e Bukoshit, e cila gjendej në një udhëkryq fare afër hekurudhës dhe, rrugëve rajonale që qonin në fshatrat e Ortakollit (Qyqavicës) dhe të Drenicës. Ishte pozicion fushor, tepër në thellësi, vetëm tre km vijë ajrore nga qyteti i Vushtrrisë, nga fabrika e Llamkosit dhe rreth dy km larg pikë-stacionimit ushtarako policor në fshatin Bukosh. Në krye të aksionit ishte Bekim Shyti, me njësitin e vet Special, (Enver Osmani ,Ilir Shyti, Roland Bartecko, Sedat Parduzi, Zenë Zahiti, Vllaznim Zahiti, Bahtir Maxhuni, Bajram Kela, Jeton Azemi, Fetah Zejnullahu, Shemsi Avdiu, Artan Zeka,S hefki Dushi etj.). Luftëtarët tanë ishin përgaditur mirë, duke marrë parasysh rrezikun dhe pasojat e mundshme. Prandaj sapo u errësua, ata filluan të lëvizim në drejtimin e synuar, te mulliri i Bukoshit.

Bekim Shyti me bashkëluftëtarë

Rruga  e cila shpinte te vendi i caktuar, kalonte fare afër pikë-stacionimit me paramilitarë serb (150m largësi), nga kthesa e parë djathtas, e cila qonte në drejtim të vendit të synuar. Ky aksion ishte organizuar në tri grupe, të cilat ishin ngarkuar me detyra të veçanta si:  Grupi i parë ishte nën-udhëheqjen e Komandantit të njësisë Speciale të ZOSH-ës, Bekim Shyti me një numër prej rreth 30 ushtarësh, i cili vëzhgon terrenin dhe kujdeset për sigurimin e rrugës në tërësi, kurs grupi i dytë drejtohet nga ushtari, Islam Osmani, duke u pozicionuar në pikat kyçe të terrenit,  ndërsa me Grupin e tretë udhëhiqte nga ushtari Bedri Osmani, të cilët i kanë shoqëruar qerret me kuaj deri në vendin e caktuar.

  Qerret me kuaj drejtoheshin nga: Jashar Prekazi, Mexhit Xhaka, Hajriz Sheremeti dhe Bajram Xhaka. Me të arritur në depo u mahnitëm nga sasia e madhe e miellit. Filluam me ngarkimin e qerreve me thasë mielli dhe, nga gëzimi na dukeshin fare të lehtë shpreheshin luftëtarët e këtij aksioni. Rruga e lëvizjes së forcave tona me qerre e me miell ishte në formë të germës L, pjesa e parë e rrugës kthyese ishte e rrafshët, e lehtë për kalim, por me rreziqe të mëdha për t’u ballafaquar me forcat armike. Ngaqë këtu ndodhej fabrika mes tre pikëstacionimeve të forcave serbe, kurse kthesa që të qonte përpjetë rrugës së Dalakut ishte 100-150 metra afër me forcat serbe, të cila ishte të mundimshme për kuajt. Pra, rreziku kryesor ishte tek kjo kthesë, tek fabrika ku po mbusheshin qerret me miell.” Gëzimi, për suksesin e arritur, shkëlqente në fytyrat e këtyre djemve të këtij aksioni tepër të rrezikshëm, të cilit e kishin mundur frikën dhe tejkaluar rrezikun. Aksioni ishte i fuqishëm dhe u realizua me sukses të plotë, duke e përfunduar rreth orë 03 të natës, ku qerret e mbushura me miell ju dukeshin më të bukura se floriri dhe, ishte një ndjenjë e papërshkrueshme, për këta djem të sakrificës.

Aksioni për tërheqjen e miellit ka vazhduar dhe të nesërmen (02.04.1999)

Aksioni vazhdoj edhe në nata e dytë, gjë që aksioni ishte më i përgatitur, ngaqë kësaj radhe, përpos qerreve me kuaj ishin të angazhuar dhe 4 traktor me rimorkio. Edhe pse rreziku nga zhurmimi i traktorëve ishte i madh, forcave tona ishin të vendosur dhe me një kujdesie të shtuar, sidomos në sigurimin e rrugës. Në këtë detyrë tepër të rëndësishme ishte Komandanti i Togut të III-të, Kompania e II-të, Batalioni i II-të, Brigada 142, e ZOSH-ës, z.Bedri Osmani dhe disa ushtarë të njësisë Speciale, të angazhuar në depo, për të ngarkuar sa më shpejtë traktorët.  

Traktorët ngiheshin pa drita, për arsye që të mos vëreheshin nga forcat e armikut, kurse forma e aksionit ishte e njëjtë sikurse ajo e mbrëmjes paraprake dhe të ndara në grupe:
  Në grupin e parë ishte Bekim Shyti me njësinë Speciale, i cili kishte për detyrë sigurimin e rrugës dhe udhëheqjen e aksionit.

Në grupin e dytë ishte Islam Osmani me ushtarë të cilët ishin vendosur në pozicionet kyçe.

Në grupin e tretë ishte Ilir Shyti, përgjegjës për veprimet në teren, kurse Bedri Osmani me ushtarët e Togut të III-të, Kompania e II-të, Batalioni i II-të, Brigada 142, e ZOSH-ës, ishin ngarkuar për ngarkimin e traktorëve.  Drejtuesit e Traktorëve të kësaj nate ishin: Bekim Shyti, Hamit Shyti, Blerim Mehmeti dhe Nagip Rexha, kurse aksioni ka përfunduar rreth orës 02 të natës, me sukses dhe pa asnjë pasojë. Me këtë aksion dhe me vendosmërinë e ushtarëve u sigurua ushqim për luftëtarë dhe popullatën, për një kohë të caktuar. Ngaqë në këto ditë lufte mielli pothuaj se nuk ekzistonte, ndërsa për popullatën, ushqimi kryesor kishte mbetur patatja dhe misri i cili edhe ashtu ishte shumë i pakët.

Strehimi dhe kujdesi për popullatën e rikthyer nga depërtimi për në Republikën e Shqipërisë.

Ishte kohë e vështirë për popullatën dhe për ne, sidomos në muajt Prill-Maj të viti 1999 kolona të pafund të popullatës, me gra, burra, pleq, plaka, fëmijë të vegjël, të zbathur, të uritur, të lagur e të mërdhirë, të lodhur e të sëmurë, që ishin me qindra e mijëra veta, të cilët u detyruan të ecin këmbë nga Mitrovica e deri  në kufirin Shqiptaro-shqiptar dhe anasjelltas.

Duke parë këtë vështirësi dhe vuajtjen e popullatës, ne, ushtarët e UÇK-së jemi mobilizuar dhe i kemi sistemuar të gjithë nëpër shtëpitë e padjegura: Në Akrashticë, Liqenjë, Balincë, Shtruerë e Taraxhë. Që të gjithë janë strehuar, janë ushqyer e janë rehatuar sipas mundësive tona tepër modeste, andaj ka qenë ndjenjë dhe kënaqësi e veçantë të dëgjonim, për urimet dhe falënderimet e popullatës tonë për UÇK-në, si ushtri që po luftonte për çlirimin e popullit dhe vendit tonë nga okupatori serb.