Migracioni, Shumëgjuhësia dhe potenciali i transferimit të gjuhës

Shkruan: Enela Markja

Në ambientet e LMU, Morgen e.V. në bashkëpunim me IFM (Internationale Forschung der Mehrsprachigkeit), më 29 qershor organizoi një takim pune rreth procesit të shumëgjuhësinë së komuniteteve që jetojnë në Bavari.

Në qendër të këtij aktiviteti, përveç Ligjëratës, ishte “Migracioni, Shumëgjuhësia si dhe potenciali i transferimit te gjuhës” të mbajtur nga Prof. Rafael Bethele nga Uni Freiburg (Zvicër) dhe tema e disertacionit e mbrojtur nga Blerina Kelmendi në LMU mbi “ Përzierjen e gjuhëve”, e cila u prezantua nga Prof. Dr. Claudia Riehl.

Qëllimi i këtij disertacioni ishte:

– Studimi i zhvillimit specifik i strukturave gjuhësore në rrethin e kontakteve;

– Analizë e perceptimit gjuhësor dhe ndërgjegjësimit gjuhësor në praktikën shumëgjuhëshe të folësve me origjinë shqiptare;

– Zhvillimi i mjeteve të përshtatshme për ruajtjen e gjuhës Amtare.

Konkluzioni:

– Në një shoqëri migracioni, arsimimi i gjuhëve të origjinës është një potencial i rëndësishëm për

1. Formimin e identitetit

2. Shprehjen e emocioneve dhe përkatësinë nacionale

– Gjuha e prejardhjes sjell për të gjithë folësit një përdorim të drejtpërdrejtë për zhvillimin e tyre profesional.

Në këtë aktivitet gjuha shqipe u përfaqësua nga LAPSh Bavari, ku mësueset dhe të interesuarit patën mundësinë të shkëmbejnë eksperiencat e tyre si me grupin akademik ashtu dhe me institucionet gjuhësore që ishin të përfaqësuara në këtë aktivitet.