Një zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA thotë se Amerika është e përgatitur të shqyrtojë ndryshimin e mbështetjes së Kongresit për Kosovën

Një zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë SHBA ka deklaruar për “Zërin e Amerikës”, ku thekson se edhe administrata  i ndan të  njëjtat shqetësime me atë të Kongresit, për tensionet e e shtuara në veri  Kosovës. I cili nënvizon se “Zyrtarët e qeverisë amerikane duke përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit, kanë punuar ngushtë me partnerët e Bashkimit Evropian për të gjetur një zgjidhje diplomatike për ngjarjet e fundit. Ata janë angazhuar me udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës për të nxitur ç’tensionimin dhe përqendrimin e ripërtërirë në zbatimin e marrëveshjeve të normalizimit të nënshkruara në fillim të këtij viti”.

 Në letër theksohet shqetësimi për sigurinë dhe mirëqenien e rreth 600 trupave amerikane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it. Ne vlerësojmë përpjekjet diplomatike të Shteteve të Bashkuara për të ulur tensionet, por këto përpjekje nuk kanë marrë përgjigje të ndërsjellë nga Kosova,  në veçanti. Si rrjedhojë ne jemi të përgatitur të shqyrtojmë ndryshimin e mbështetjes së Kongresit”, thuhet në letërn e një grupi senatorësh demokratë, të dërguar presidentit Joe Biden. Senatorët: Jeanne Shaheen, Chris Murphy, Chris Van Hollen, Ben Cardin, Pete Ricketts, Thom Tillis, Peter Welch dhe Dick Durbin, të ciët kanë përmendur rolin e Shteteve të Bashkuara për pavarësinë e Kosovës por edhe hapat për te ndërtuar një marrëdhënie me Serbinë. Ata shprehin shqetësimi me situatën në veri, ku dhuna e fundit serbe kundër Forcave të NATO-s në Kosovë plagosi rreth 40 paqeruajtës të NATO-s. Po ashtu në  letrën e senatorëve shprehet mbështetja për propozimin e Bashkimit Evropian: për tërheqjen e kryetarëve nga ndërtesat komunale në veri të Kosovës; pezullimi i operacioneve policore në afërsi të ndërtesave komunale me përfundimin e njëkohshëm të protestave, shpalljen e zgjedhjeve të reja komunale me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës; dhe një kthim në dialog për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke përfshirë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.