Mynih të Gjermanisë u mbajt nata e yjeve të boksit profesional e organizuar nga “Hazrolli Sport & Performance”, ku në ring u ngjiten bokserët: Shefat Isufi, Jurgen Uldedaj, Emre Cukur, Egor Velikovskyi, Howik Bebraham, Simon Riedl, Damir Beljo, Dimitar Tilev dhe Kakande Muzamiru etj. Ajo që idha mocion kësaj nate ishte shpallja fitues e bokserit shqiptar Jurgen Uldedaj, i cil pas 10-të raundeve me Beljosin morri titullin “WBA Continental Europian”.
Në këtë lojë luftarake të sportit z.Burim Hazrolli ndau disa bileta falas për nxënës dhe anëtarë të kryesisë së LAPSh-it, të shkollës shqipe në Bavari, që të jenë pjesë e kësaj mbrëmje të sportit luftarak, Profi -Box -Gala.
Po ashtu me sportin luftarak, konkretisht me artin marcial – të përzier, një lloj i boksit të ri, që vije me teknika të ndryshme, për dallim nga ai i boksit të rregullt. Një sport luftarak, art i saj që nuk përfill rregull të specifikuara, goditje me duar dhe këmbë, që quhet Mixed Martial Artsn (MMA) në ring u ngjit shqiptari, Rinor Gashi i lindur në Resonheim të Gjermanisë, me prejardhje nga Gremniku i Klinës së Kosovës. I cili në minutën e parë mori fitoren ndaj bokserit Senobio, në republikën e Hanoverit të Gjermanisë, ku dhe u zhvillua ndeshjae e këtij lloj sporti.