Në Addorf të Kantonit të Thurgut, të Zvicrës, u hapet një klasë e Shkollës Shqipe

Sot me “23 Prillin – Ditën Botërore të Librit”, në qytetine Aadorf të Kantonit të Thurgaut, u hap shkolla e 48, në kuadër të shkollës shqipe në Zvicër. Ky angazhim i përkushtuar i veprimtarëve të Shkollës Shqipe në Zvicër, nën drejtimin e koordinatorit dr. Vaxhid Sejdiu, nën mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe, së bashku me prindërit dhe mësuesen Feride Liçolli ua solli buzëqeshjen në fytyrat e nxënësve, të cilët iu bashkëngjiten bashkëmoshatarëve të tyre, për të qenë pjesë e mësimit shqip, për të mësuar e ditur të shkruaj e të flas pagabime gjuhën e nënës- shqipe e bukur.

Ky gëzim, me fytyra të buzëqeshura, jo që u panë vetëm te nxënësit, gjithsesi te nxënësit, po u pa edhe te prindërit, koordinatori Sejdiu dhe mësuesja Liçolli. Gjë që ky përkushtim po shoqërohet me besimin e madh dhe shtimin e numrit të nxënësve, hapja e klasave të reja, mbushjen e bankat me nxënës shqiptarë.

Ne vazhdojmë rrugëtimin tonë që të përhapim sa më shumë dritë në gjuhën amtare për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë. Pra, sot duart e këtyre fëmijëve hapën abetaret e gjuhës shqipe për ta mësuar gjuhën amtare, gjuhën shqipe. A ka gëzim më të madh se të shohësh nxënësit e Shkollës Shqipe në Aadorf, të buzëqeshur me libra në duar, thotë Koordinatori, i shkollës shqipe në Zvicër, Vaxhid Sejdiu.

Redaksia