Në Aschaffenburg të Gjermanisë-landi i Bavarisë, hapen dy klasa me mësim plotësues në gjuhën shqipe

Nga Irma Koka

Pas një periudhe shume vjeçare u bë e mundur të hapet përsëri shkolla shqipe në Aschaffenburg. Me në fund dhe fëmijët e bashkatdhetarëve tanë nga Shqipëria dhe Kosova ju bë e mundur ta  mësojnë gjuhën amtare, shqipen e bukur.

Me një punë të palodhur të veprimtarëve atdhedashës, të përkushtuar për shkollën shqipe, të cilët s’reshtin së punuari për t’ia arritur qëllimit madhor të ruajtjes së vlerës kombëtare, dhe me sfida të mëdha arritën ta kurorëzojnë suksesshëm punën e tyre në hapjen e klasave në gjuhën shqipe.

Ndërsa më 22.09.2023 u bë inaugurimi i hapjes se shkollës shqipe në Aschaffenburg, në ambientet e shkollës Hefner-Alteneck-Schule, Grundschule Achaffenburg.

Në këtë drejtim një ndihmese të madhe dhe një rol të rëndësishëm kishte zoti Rakip Prapashtica, i cili me aktivitetin e tij dhe në koordinimin me koordinatorët e LAPSh-it (Shkolla shqipe në Bavari) dhe familjarëve u arrit, që fëmijët e tyre të jenë pjesë e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.

Në këtë inaugurim fjalën e rastit e mbajti zoti Selim Hoti, koordinator për Nyrnmberg me rrethinë, i cili foli për sfidat dhe përpjekjet e gjithanshme të aktivistëve vullnetar në hapjen e këtyre dy klasave. Po ashtu bëri prezantimin e dy mësueseve, që do t’u japin mësim nxënësve në këto dy klasat, mësueset: Ardita Qorraj dhe Irma Koka, të cilat u zotuan se me punën  e tyre do bëjnë të mundur t’u mësojnë fëmijëve  gjuhën e bukur  amtare-shqipen.     

  Te dyja mësueset u uruan mirëseardhjen nxënësve në ditën e parë të shkollës dhe se bashku i ftuan nxënësit të hyjnë në klasë dhe të ulen për herë të parë në bankat e shkollës, për të mësuar gjuhën e bukur, shqipen. Të cilët për herë të parë do te mësojnë me një libër të përbashkët, i cili është i  kompletuar me fjalor, libër me poezitë e poeteve te mëdhenj shqiptarë dhe me një fletore pune të botuar posaçërisht për fëmijët e diasporës. Ky libër është një botim i përbashkët i dy Ministrive të Arsimit, të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës dhe do t’u dhurohet falas te gjithë nxënësve, të cilët ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe.

Në fund nxënësit u ndan të kënaqur dhe mësimdhënëset bënë një thirrje tek bashkëkombësit që kësaj shkolle t’u bashkëngjitën dhe nxënës të tjerë, më qëllim që ta çojmë përpara misionin e përhapjes dhe ruajtjes se gjuhës amtare te brezat e ardhshëm.