Në Berne të Zvicrës, sot ambasada shqiptare ka shpërndarë shpërblimet e fituesve të konkursit për fëmijët

Më 6 qershor 2021, në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë, për nxënësit e Shkollës Shqipe në Zvicër, u shpërndanë çmimet e fituesve të konkursit të hapur me rastin e 1 qershorit, Ditën e fëmijëve, të cilët ishin pjesë e garave për leximit, recitimit dhe në këndimit, që u mbajtën përmes platformën online të udhëhequr nga mësuesi Vaxhid Sejdiu. Si dhe u vlerësuan me certifikata mirënjohjeje fituesit në disiplinat lexim, recitim dhe këndim.

Dhe anëtarët e komisionit, mësuesit e shkollave shqipe ( Isuf Ismaili, Mimoza Dako, Qefsere Sejdiu, Teuta Myrtaj, Ardjan Shaqiri, Nora Macula, Anita Duriçi, Liljana Doda – Gojani, Boralda Kuçi, Nazmije Kamberi, Arbresha Zimberi, Shkelzime Kurtaj dhe Jonida Bërdëllima), të cilët dhanë këtë vlerësim, për nxënësit garues:

  •  Në garën për lexim fituesit janë: Ardita Kaliqi (Spreitenbach), Xhemali Elshani (Fällanden) dhe Alea Halimi (Neuenhof).
  • Në garën e recitimit: Gentonis Shala (Uster), Kjara Rashiti dhe Iad Ajgeraj (Bern),
  • Në garën  e këndimit: Gresa Shala (Uster), Erina Lumani dhe Leona Malo (Rüti) dhe Anina Kurtaj (Bern).

Të pranishmit i përshëndeti Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Ilir Gjoni, i cili shprehu mirënjohjen dhe falënderime për nxënësit dhe prindërit shqiptarë për përpjekje e tyre për të përçuar porosi në ruajtjen e kulturës, gjuhës dhe historisë shqiptare, që këto suksese le të shërbejnë si motivim e nxitje që sa më shumë fëmijë të përfshihen në rrjedhën e natyrshme të mësimit në gjuhën dhe letërsinë shqiptare.

Redaksia