Në Cham të Kantonit të Zug-ut u hap pika e shkollës shqipe

Ist möglicherweise ein Bild von 14 Personen, Kind, Personen, die stehen und Innenbereich

Një ngrohtësi për të gjithë komunitetin shqiptar në Zvicër, ku dita – ditës flitej për hapje të klasave të reja, nga veprimtarët e çështjes së arsimit, kulturës shqiptare. Vërtet kjo periudhë dhe mundë të quhet periudha e sensibilizimit, të thirrjes të bashkëkombësve shqiptar, të mos ua humbim gjuhën amtare fëmijëve tanë, se një ditë do të na akuzon historia!

Në vazhdimin e hapjeve të shkollave, këto ditë u hap edhe një pikë tjetër shkollore të mësimit të gjuhës, kulturës e historisë shqiptare në qytezën Cham, Kanton Zug. Mësimi në këtë shkollë zhvillohet çdo të mërkurë nga mësuese Lumnije Klinaku Neziri.

Përpos mësuesit të palodhur, Vaxhid Sejdiut edhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë, i uron një fillim të mbarë mësuese Lumnije dhe nxënësve të saj, që të ketë suksese në këtë rrugëtim, drejt dijes. Gjithashtu Ambasada e Republikës së Shqipërisë, në vazhdimësi u bën thirrje bashkëkombësve dhe të gjithë prindërve që të bashkohen në këtë përpjekje për të ruajtur e promovuar gjuhën, kulturën, traditat e historinë Atdhetare te fëmijët tanë, të cilët pa fajin e tyre përpallen me asimilimin.

Redaksia