Në Landin e Bavarisë, nën përkujdesjen e Mësimdhënësve dhe Këshillit të Prindërve, u mbajtën manifestimesh të ndryshme për mbarimin e vitit shkollor 2018/2019, ku dhe u bë dorëzimi i dëftesave për nxënësit të cilët kanë përcjellë procesin mësimor të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe. Manifestimet filluan në Rosenheim, vazhduan në Regensburg, München, Nürnberg, Deggendorf, Landau, Dingolfing, Straubing, Fürstenfeldbruck, Holzkirchen dhe përfunduan në Abensberg.

Në këto manifestim, përpos mësueseve, prindërve, Këshillit të Prindërve, bashkëkombësve dhe nxënësve, të pranishëm ishin edhe anëtarët e kryesisë së sapozgjedhur të LAPSH-it në Bavari.

Të pranishëm nëpër këto manifestime ishin: Kryteari z. Milazim Ukaj sëbashku me arkatarin z. Rexhep Nikçi, në Holzkirchen, kurse në Degendorf sekretari i saj z. Avdi Kolukaj, në Nürnberg nënkrytari Selim Hoti, kurse në Rosenhem koordinatori i këshillit të Mesimdhënësve z. Mustafë Krasniqi etj.

dhe Ismije Haxholli Demolli
Në të gjitha manifestimet nxënësit i dhanë ngjyrë emocionuese dhe inkurajuese shkollave me paraqitjet e tyre brilante, para të pranishmëve, prindërve dhe mysafirëve, e në veçanti para mësimdhënësve të tyre. Manifestimet u gjallëruan edhe me recitime, skeqe, këngë e valle të shumta, të përgatitur nga nxënësit e shkollave.
Shkruan: Milazim Ukaj – Krytar i shoqatës së LAPSH-it për Bavari





