Në dy paralelet e qytetit të Dingolfing dhe Landau, në Bavarin e Ulët, u përmbyll viti shkollor 2018/19

Shkruan: Mustafë Krasniqi- Në dy paralelet e qytetit të Dingolfing dhe Landau, në Bavarin e Ulët, u përmbyll viti shkollor dhe u bë ndarja e dëftesave, për nxënësit të cilët kanë vijuar Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe. Në këtë eveniment të pranishëm përpos prindërve, Këshillit të Prindërve ishte dhe gazeta lokale gjermane Dingolfinganzeigen.

Fjalën e hapjes të këtij evenimenti manifestues, për shpërndarjen e dëftesave e mori Kryetari i Këshillit të Prindërve, për Dingolfing z.Aziz Morina, i cili pas përshëndetjes së të pranishmëve, ndër të tjera tha: Ne, bashkë me disa aktivist tjerë, jemi në përpjekje të rritjes së numrit të nxënësve dhe, jemi të kënaqur me vijimësinë e shkollës shqipe, në këto dy qytete Dingolfing dhe Lanadu. Morina përshëndeti punën e vullnetshme të mësimdhënësve, aktivistëve të cilëtë ishin dhe janë në të gatshëm kurdoherë, për ta ndihmuar shkollën shqipe. Mirëpo si shqetësim i tij ishte përfshirja e nxënësve, me Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, jo i kënaqëshëm, jo vetëm në këto dy qytete dhe në Landin e Bavarisë, po kjo pakënaqësi është thua në tërë mërgatën shqiptare.

Pas fjalës së Morinës, mësueset e dy paraleleve, të Dingolfingut dhe Landaut znj. Mervete Ismaili dhe znj. Ismije Haxholli Dermolli duke i falënderuar prindërit dhe Këshillin e Prindërve, për përpjekjet e tyre për ta mbajtur gjallë procesin mësimor në gjuhën shqipe, ato u ndalen edhe te procesi mësimor, ku theksuan se ka qenë i përmbushur plani vjetor dhe ai mujor, duke u mbështetur në zbatimin e korrikulës, që dhe është bazë për mësimin plotësues. Ndër të tjerat mësueset theksuan se vijimi i nxënësve, këta të cilët vazhdojnë mësimin plotësues, ishte i kënaqshëm dhe në të ardhmen presim rritjen e numrit të nxënësve, klasave që të përfshihen të gjithë fëmijët mërgimtarë në shkollën shqipe!

Të pranishëm në mësimin plotësues ishim edhe dy nxënës parashkollor, ku për vitin 2019/20 do të vazhdojnë të rregullt mësimin shqip. Më pas e mori fjalën Tefik Jaha, njëri nga kontribuuesit për shkollën shqipe, njëherit dhe kryetari i Këshillit koordinues për këto dy shkolla në këtë pjesë të Bavarisë së Ulët. Pasi i përshëndeti të pranishmit, prindërit, Këshillin e prindërve përshëndeti dhe pranin e gazetës lokale gjermane Denglofinganzeigen, ku dhe i njoftoj për punën 9 vjeçare të shkollës shqipe dhe kërkoi nga të pranishmit që të angazhohemi më tepër, për ruajtjen e gjuhës shqipe tek fëmijët tanë, që jetojnë në këto qytete me rrethinë, sepse duke e ruajtur gjuhën e ngadalësojmë procesin e asimilimit. Më pas për nxënësit e Dingolfing znj. Lume Morina bashkë me mësuesen Ismie Haxholli Demolli ndanë dëftesat për vitin 2018/19, po ashtu dhe për shkollën e Landaut, dëftesat i ndau z. Sadri Jaha bashkë me mësuesen Mervete Ismaili. Të dy mësueset ndan dhurata modeste, për nxënësit e tyre, kurse nga koordinatori i këtyre dy shkollave, Tefik Jaha bashkë me familje ndau buqetë lulesh për dy mësueset. Ajo që e karakterizon si emocionuese këtë vite ishte dhurata e dy nxënësve dhënë mësueseve të tyre, të cilët për nëntë vite kishin ndjekur mësimin e gjuhës shqipe, i nxënësve: Florijan Morina Oran Berisha, që dhe përfunduan shkollën shqipe, po ashtu këtë vite përfunduan edhe dy nxënës tjerë: Rinor Haziri dhe Eliza Jaha.

Përfund koordinatori Tefik Jaha të pranishmëve dhe nxënësve ju uroj pushim të këndshëm në atdhe, kurse bëri thirrje që viti i ardhshëm të jetë edhe me më shumë nxënës që vijojnë Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe!