Në Linz të Austrisë u mbajt „Kuizi i Diturisë- Linz 2023“ me nxënësit e shkollës shqipe të Austrisë dhe LAPSh-i në Bavari-Gjermani.

Shkruan: MustafëKrasniqi

Sot më 17.06.2023 në Linz të Austrisë u mbajt „Kuizi i Diturisë- Linz 2023” të përgatitur nga Shoqata e Mësuesve Shqiptarë „Naim Frashri në Austri.

Programi u hap me himnin kombëtar dhe atë të Kosovës, me Moderator Osman Ademi. Të pranishmit i përshëndeti kryetarja e Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë „Naim Frashri në Austri, Antigona Elshan dhe kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari, Milazim Ukaj.

Në „Kuizin e Diturisë- Linz 2023“ morën pjesë nxënësit e shkollës shqipe nga Austria dhe Bavaria e Gjermanisë; Të pranishëm, përpos nxënësve dhe mësimdhënësve, ishin edhe prindërit të cilët me ndjenja emocionues përcjellën dijen, përformancën e nxënësve, fëmijëve të tyre, që treguan në skenë.

Përpos „Kuizit të Diturisë- Linz 2023“, që kishte gjithsej 9 ekipe garuese, 5 të nivelit të ultë dhe 4 të nivelit të lartë, takim e shoqëroi kënga, vallja dhe recitimet nga nxënësit e shkollës shqipe të Austrisë. Ndërsa shkolla shqipe, LAPSh në Bavari, morën pjesë vetëm në “Kuizin e Diturisë” me dy ekipe të nxënësve “Shqiponjat” dhe “Dardanët”, me mësimdhënës: Nife Arifi, Valbona Roqi, Mirveta Ismajli, Shqipe Kolukaj, Ismije Haxhaj Demolli, Drenusha Istogu, Xhevahire Sylejmani, Aferdita Misini dhe Fahrije Basha.

Komisioni vlerësues që përcolli garën e “Kuizit të Diturisë” ishte Valbona Roqi, Ismet Sinani dhe Laureta Rungaja.

Sipas vlerësimit të komisionit vlerësues dhe përgjigjejeve të sakta që dhanë nxënësit, komisioni dha këto vlerësime, në bazë të pikave që fituan: Vendin e parë për ciklin e ultë e zuri grupi „Zgjoi” nga Traisen- Austri, vendin e dytë e zuri „Shqiponjat“ LAPSh në Bavari, ndërsa vendin e tretë e zuri “Afrim Zhitia“ – Gänserndorf- Austri.

Ndërsa për ciklin e lartë vendin e parë e zuri “Shqiponja” Gänserndorf-Austri, të dytë “Llapi”– Linz- Austri dhe të tretin „Dardanët“ nga LAPSh-i Bavari/Gjermani.

Ekipet që morën pjesë:

a. Afrim Zhitia“ – Gänserndorf – mësuesi Ibrahim Hasanaj

1.Etnik Zenelaj

2.Vlera Skeraj

3.Dren Zenelaj

b. “Gjuha shqipe” – Linz – mësuesi Izri Rexha.

1. Ajan Sada

2. Artan Mustafaj

3.Xhevat Alija

4. Erind Tafaj.

c. DRITA – LINZ – mësuesi Ismet Sinani

1.Dijona Sogojeva

2.Erand Saliji

3.Mifail Koloni

4.Nida Saliji

4. „ZGJOI“- TRAISEN -mësuese Antigone Elshani

1. Jasminë Agushi

2. Alban Agushi

3. Elona Morina

4. Dion Jahaj

5. „Shqiponjat“ – shkolla shqipe nga Bavari

1. Florin Rexhepi

2. Jonila Ismaijli

3. Leotrim Jakupi

4. Altina Hoxha

Niveli i lartë

1. „Suliotët“ – Traisen – mësuesja Antigone Elshani

1. Melisa Beqiri

2. Elisa Çekaj

3. Edon Çekaj

2. „Shqiponja – Gänserndorf – mësues Ibrahim Hasanaj

1.Adea Zenelaj

2.Alban Rama

3.Amela Mazreku

4.Lorena Avdimetaj

3. „Llapi“ – linz – mësues Ismet Sinani

1. Arian Behrami

2. Reduan Rekaliu

3. Besian Behrami

4. „Dardanët“ -LAPSh Bavari/Gjermani

1.Larisa Spahija

2.Aurela Smakiqi

3.Elsa Smakiqi

4.Elsa Mamaj