Në kuadër të ditës së gruas, një takim plot forcë dhe frymëzim.

Në Mynih të Gjermanisë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, u zhvillua një takim i grave shqiptare nga fusha të ndryshme të shoqërisë. Qëllimi i këtij takimi ishte bashkimi i forcave të grave shqiptare dhe krijimi i një rrjeti që ofron mbështetje të ndërsjellë dhe forcon komunitetin shqiptar në Mynih dhe më gjerë.
Në këtë takim morën pjesë shumë zonja, me karriere e ndikim në shoqëri, mjeke, profesorë, sipërmarrëse dhe përfaqësuese të shoqatave të ndryshme. Falënderime për kontributin e profesores së albanologjisë në Universitetin Ludwig-Maximilian të Mynihut, Enkelejda Kapia, aktivisteve dhe mësueseve te palodhura Valbona Roqi, Enela Markja, Alketa Papa Çitaku.
Në takim morën pjesë gjithashtu Kryetarja e Shoqatës Shqiponja nga Rosenheimi Blerta Goci, znj. Drita Zumberi-Artz (Bayerischer Rundfunk) kryetare e shoqatës Jetimët e Ballkanit, Laura Lajqi, Kryetare e Shoqatës Iliria, Aferdita Berisha aktiviste nga Augsburg. Nga fusha e biznesit ishin të pranishme znj. Blerta Hazrolli nga Hazrolli Group dhe znj. Valobona Karaqa. Një kontribut të rëndësishëm dha znj. Fatbardha Nikçi, kryetare e Junge Union (JU) në Emmering dhe anëtare e kryesisë së CSU dhe JU në rrethin Fürstenfeldbruck. Ajo është gjithashtu nënkryetare e dytë e BESA Fondacion e.V. Përvec këtyre, Fatbardha eshte themeluesja e grupit “Studentët Shqiptarë në Bavari.” Ndër pjesëmarrëset ishin edhe Dr. Suzana Kastrati, Dr.Erifili Tili, te cila kontribuuan me eksperiencën dhe përvojën e tyre të vlefshme.
Ky takim tregoi qartë potencialin e madh që ekziston në krijimin e një rrjeti të fortë të grave shqiptare. Idetë e shkëmbyera dhe lidhjet e krijuara janë një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë. Një rrjet i fortë që nuk forcon vetëm gratë, por kontribuon gjithashtu në forcimin e komunitetit shqiptar në Bavari.
Një falënderim për Almiren, Aiden, Redianen, Alketen, Enin, Manjolen, Vloren, Ardianen, Arifen, Fahrije, Xhevahiren, e te gjitha grave pjesëmarrëse për eksperiencën e vlershme që ndanë me të gjitha ne, si dhe një falënderim të posaçëm ideatorëve te këtij takimi.
Një ditë plot energji dhe frymëzim që tregon qartë se së bashku jemi më të forta (nga faq. e Konsullatës së Shqiprisë)