Në Mynih të Gjermanisë u shënua Dita e Mësuesit – 7 Marsi

Nga Mustafë Krasniqi

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari, me një program të pasur kulturore shënoi 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, të përgatitur nga Grupit Organizues, me një program të larmishëm dhe të pasur kulturo – artistik.

Programi u hap me këngën “Morra udha nga Manastiri” të kënduar nga mësimdhënësit, më pastaj për të kënduar himnin kombëtar nga nxënësit e shkollës shqipe të përcjellur nga flautistja Eliza Hajdari.

Pjesën e parë të programit e moderoi mësuesja Enela Markja, e cila ftoi për një fjalë rasti kryetarin e LAPSh-it Milazim Ukaj, zëvendësministren për Europën dhe Punët e Jashtme Artemis Malo, Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Mynih Gentiana Mburimi dhe Konsullin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës  Naser Bejtullahu dhe Koordinatorin e LAPSh-it Mustafë Krasniqin.

Programi vazhdoi me moderimin e nxënësve, ndërsa skena shkëlqente dhe zbukurohej nga nxënësit me paraqitja e tyre me valle, këngë, recitime, pjesë teatrale dhe me humorin, që i jepnin një atmosferë të këndshëm sallës, sa i emocionuan të pranishmit me performancën e tyre.  Por, ajo që i bënte më të këndshëm nxënësit në skenë ishte veshja e tyre kombëtare; shpesh edhe belbëzim, mimika, fuqia shpirtërore, imitimi, të cilët çdo gjë e bënin me shpirt dhe shpirtërorja shpërthente në çdo këndë të sallës, ku duartrokitjet nuk mungonin.

Manifestimi u shoqërua edhe me ndarje mirënjohje. Nga koordinatori u ndan dy mirënjohje për mësueset të cilat u cilësuan si më të angazhuara në përgatitjen e programeve manifestuese, për mësuesen Nife Arifi dhe Valbiona Roqit.

Po ashtu kryetari i LAPSh-it u ndau mirënjohje për donatorët, të cilët kan ndihmua shkollën shqipe dhe koordinatorët Regjional, me motivacionin për angazhimin në rritjen e numrit të nxënësv dhe hapjen e klasave të reja.

Programi u përmbyll me jehonën e valleve dhe zërin e ëmbël të nxënësve, duke ju dhënë një porosi të gjithë prindërve dhe kolegëve të tyre se gjuha amtare është e bukur dhe e shpirtit!  Në përmbyllje të programit, të pranishmit u shërbyen me ushqime tradicionale të sjellura nga prindërit dhe nga ushqimet speciale të përgatitur nga Safet Shaqiri.