Në Nürnberg shkolla shqipe priti konsullen e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë znj. Genta Mburimi

Shkruan: Selim Hoti

Mbrëmë në ambientin e firmës TAFA GmbH ” në Nürnberg , u mbajt takimi i radhës me Këshillin organizativ me mësueset e mësimit plotësues të gjuhës shqipe të Nürnbergut me rrethinë, të cilat janë në kuadër të LAPSh-it në Bavari.

Në këtë takim e pranishme ishte konsullja e përgjithshme e Republikës së Shqipërisë znj. Genta Mburimi dhe përfaqësuesi, kryetari i shkollës shqipe në Hessen z.Ukë Blakaj, me mësueset edhe Këshillin e Prindërve, që veprojnë në Landin e Hessen-it. 

Takimin e hapi koordinatori i mësimit plotësues për Nürnberg-un me rrethinë, z.Selim Hoti, i cili u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe falënderoi Konsullen e Republikës së Shqipërisë Znj. Genta Mburimi, grupin organizativ të mësimit plotësues të gjuhës shqipe për Nürnbergut dhe mësueset për punën dhe angazhimin e tyre në ketë mision, sa i shenjtë aq human dhe kombëtar.

Zonja Mburimi falënderoi shkollën e  Nyrnbergu-t për mikpritjen e përzemërt dhe u zotua se gjithmonë do të jetë në përkrahjen të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, si dhe u solli tekstet mësimore për nxënësit e kësaj pjese të Bavarisë. Ndërsa nënkryetari i LAPSh-it z. Xhymshit Tafa foli rreth organizimit dhe fillimit të vitit të ri shkollor 2024/25 në Bavari.

Z. Armend Ismajli kryetari i Këshillit të Prindërve për Nürnberg foli rreth sfidave që po e përcjellin mësimin plotësues në gjuhës shqipe, i cili u bëri thirrje prindërëve që t’i dërgojnë fëmijët në shkollën shqipe sepse „gjuha ruhet , vetëm aty ku shkruhet“ tha Ismaili.

Kryetari i shkollave shqipe për Republikën e Hessen-it  foli rreth organizimit të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në ketë Republikë dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash tek mësimdhënësit.

Gjithashtu mësueset folën rreth fillimit të vitit të ri shkollor 2024/25 dhe shprehen dëshiren që numri i nxënësve të rritet nëpër klasa.

Në fund përfaqësuesi i shkollës shqipe në Roth z.Fatmir Qufaj shtroi një darkë për të pranishmit.