Redaksia uraebashkuar
Më 25 nëntor 2023, Shoqata “Shqiponja në Rosenheim mblodhi me qindra bashkëkombës, nxënës të cilët ishin veshur me veshën kombëtare, për nderë të 28 nëntorit, për ta festuar “Ditën e Flamurit”. Në këtë manifestim e pranishme ishte Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës znj. Arbërie Nagavci, Konsullja e përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Mynih Genta Burimi, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës Afrim Nura dhe Koordinatori i LAPSh-it në Bavari, Mustafë Krasniqi.
Manifestimi u hap me himnin kombëtar, të shoqëruar nga nxënësit e shkollës shqipe në Rosenheim, për të vazhduar me vallen e interpretuar nga grupi i të rinjve të Rosenheim-it, të moderuar nga Aulona Deskaj.
Të pranishmit i përshëndeti kryetari i shoqatës “Shqiponja” Orhan Salihu, i cili ua uroj të pranishmëve 28 nëntorin, kurse Refki Tafaj foli në emër të Shoqatës “Shqiponja”, i cili tha se 28 nëntori është datë që sublimon ëndrrat, idealet dhe përpjekjet e mëdha te të gjithë brezave për liri dhe pavarësinë e kombit tonë. Është ditë e nderimit dhe zotimit, … është festë e shumëfishtë, dita e flamurit, dita e pavarësisë, ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jasharit dhe dalja publike e UÇK-së. Uroj që nëntorit e ardhshme t’na gjejnë më të bashkuar rreth shqiponjës dykrenare tha Tafaj.
Ministrja Nagavci pasi përshëndeti të pranishmit, u ndie e nderuar që ishte për herë të parë në mesin e bashkëkombësve të Rosenheimit dhe ua uroj që 28 nestorët tjera t’u gjejnë me të bashkuar dhe plotësim dëshirash. Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, Genta Burimi të pranishmëve u uroi “Ditën e Flamurit” dhe u zotua se do të jetë gjithmonë në përkrahjet të bashkëkombësve, ndërsa Konsulli i përgjithshëm e Republikës së Kosovës, Afrim Nura, i inkurajoj të pranishmit se konsullata e Kosovës do të jetë në shërbim të qytetarëve të saj.
Koordinatori i shkollës shqipe, Mustafë Krasniqi, të pranishmit i përshëndeti në emër të LAPSh-it dhe ua uroi “Ditën e Flamurit”, i cili tha se ky muaj dhe kjo ditë na bën të ndihemi krenar, nga që ka një rëndësi të veçantë, siç kemi Kongresin e Alfabetit (14-22.1908), 28 nëntor pavarësia e Shqipërisë (28.111912), Daljen në skenë të UÇK-së (28 nëntor 1997) dhe ditëlindjen e kryeheroit Adem Jasharit. Që të gjitha këto përpjekje e kanë vulosur rrugën që aspiron drejtë unifikimit të shqiptarëve, pa fajin e tyre u copëtuan në pesë shtete sllave, të cilat janë ndërtuar shtete të reja mbi themelet e kullave tona të vjetra”.
Krasniqi preku problemin e ndjeshëm për shkollën, i cili ndër të tjera tha: “Ajo që duhet t’na shqetëson dhe të ndihemi me përgjegjësi para atdheut, kullave, gjakut të dëshmorëve është ruajtja e gjuhën dhe kulturës te fëmijët e mërgatës shqiptare, që me apo pa dashje po e injorimi, duke e shpërfillur vlerën e saj me nënçmimin se çka na duhet shqipja këtu!?
Nga kjo mendësi, dukuri e shëmtuar po e pësojnë fëmijët tanë, sidomos brezi i dytë veçse ka filluar ta belbëzoi gjuhën, kurse brezi i tretë ka drojë dhe ta harron në tërësi. Pra, ky injorim nuk na bën nder as krenar, aq më keq për të ardhmen e fëmijëve mërgimtarë, të cilët pa fajin e tyre do ta humbin gjuhën dhe me humbjen e gjuhës e humbin edhe identitetin shqiptar”.
Krasniqi në emër të LAPSh-it u bëri thirrje komunitetit shqiptar në Rosenheim me rrethinë të vihemi në interes të shkollës shqipe, sepse vetëm kjo na bën nder dhe na ndërgjegjëson si komb. Vetëm ruajtja e gjuhës na ruan nga asimilimi dhe humbja e identitetit. Pra, të bashkuar mundim dhe dimë, vetëm na duhet bashkimi, sinqeriteti, tha Krasniqi ( Krasniqi shpërndau mbi 80 fletëregjistrime, për nxënës të cilët dëshirojnë ta vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe).
Programi vijoj me interpretimet e shkëlqyera të grupit të nxënësve, me recitime, këngë e valle, të përgatitur nga mësuesja Valbona Roqi. Për ta vazhduar me grupin e kulturës, të cilët interpretuan “vallen e zogut” me motive nga Puka dhe vallen “Melodi” me motive nga Tropoja.
Këtë mbrëmje manifestuese e shoqëroi kënga e këngëtarit të mirënjohur Bahri Kamerolli për dy orë e më tepër, me këngë të ndryshme nga ato lirike popullore e deri te ato patriotike dhe përfundoi në sofrën e madhe. Sofër e cila është bërë si një traditë, që në këtë sofër të kenë këngë të veçanta dhe të ngrehin dolli për bashkimin e kombit, me të gjitha viset e saja.
Mbrëmja festuese u përmbyll me uratën: Urime “Dita e Flamurit”!