Në selin e Shoqatës së Burgosurve Politik u mbajt mbledhje komemorative për veprimtarin, ish të burgosurin politik, Ramadan Bunjakun.

Redaksia

Sot, e mërkurë 22.5.2024, në nderim të jetës dhe veprimtarisë atdhetare dhe ish të burgosurin politik, Ramadan Bunjaku, u mbajt mbledhje komemorative në Selin e Shoqatës së Burgosurve Politik. Në këtë mbledhje komemorative, përpos familjarëve, të pranishëm ishin shokë, bashkëveprimtarë dhe qytetarë të shumtë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit veprimtarit, atdhetarit të çështjes kombëtare, i cili kishte përjetuar keqtrajtime nga regjimi fashist me vite të tëra, u tha në këtë cerimoni mortore.

Për jetën dhe veprën e Ramadan Bunjakut, në emër të familjes foli Nebik Bunjaku, i cili ndër të tjera tha: Jemi mbledhur sot në këtë akademi përkujtimore, me rastin e ndarjes nga jeta, për në banesën e tij te fundit, të Ramadan Bunjakut. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Gjilan, ndërsa fakultetin Juridik e përfundoi në Prishtinë. Ishte i dënuar dhe izoluar nga sistemi fashist serb, ku u keqtrajtua me vite të tëra; Ishte stoik dhe tërë jetën u morë me çështjen atdhetare dhe atë kulturore. Edhe në fushën e gazetarisë bëri emër, duke bashkëpunuar me gazeta të ndryshme në Tirane e tutje, ku dhe punoi si Avokat, kurse profesionin e noterit e ushtroi që nga viti 2011” , tha Bunjaku.

Për jetën e të ndjerit, Ramadan Bunjakut, folën edhe shokët e bashkëveprimtarët e tij, duke i rikujtuar peripecit, sakrificën dhe veprimet e tij, konkretisht për çështjen kombëtare. Në fund të mbledhjes komemorative, në emër të familjes i përshëndeti dhe i falënderoi në pjesëmarrje dhe ndarje të dhimbjes vëllau Zeqir Bunjaku, i cili tha: „Dani ishte më i veçantë e i dalluar nga ne, ishte n jë shtyllë e politikes“.

Poezi kushtuar, Ramadan Bunjakut, nga autori Mustafë Krasniqi

Mustafë Krasniqi

LAMTUMIRË!
(Ramadan Bunjaku)

Iku për në retë e bardha
një rrugëtar plot buzëqeshje
i përndjekur, i ndrydhur kohëve
nëpër hekurat e ndryshkur.

Në ngrënje kohësh
zhurmonin kobëzinjtë
për t’ia shuar këngën
tharë buzëqeshjen bilbilit.

Zëri nuk iu ndal trimit,
as nuk iu tremb prangimit,
bataresë kur i thanë dorëzinjtë
do të vrasim për qëndrimin.

Me buzëqeshje tha trimi,
me shqiponjë n ‘shpirt
e dua lirin, bashkimin e kombit
për të kam jetën dhuratë.

Tërë jetën duke kërkuar
lirin, bashkimin e kombit
për n’qiell po shkojë i lir
se kam shtruar rrugën për bashkim!

Lamtumirë!
Me mprehtësi na le vepra,
rrugë të shtruar për bashkim.