Nga sot zyrtarisht i pari i shtetit është Bajram Begaj

Redaksia

Bajram Begaj, sot në orën 18:20, së bashku me  bashkëshortën dhe fëmijët shkuan në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Shqiprisë, i cili u prit nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Pas himnit kombëtar, Begaj mbajti fjalën përshëndetse në Kuvend ku falendëroi deputetët për besimin, i cili para ligjvënësve bëri betimin si President i Republikës së Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij u përqendrua te uniteti kombëtar, i cili theksoj:  “ Qoftë pozita, apo opozita, vëmendjen duhet t’i kushtojmëe bashkëpunimit, e jo te konflikti” dhe shtoi: “Shqipëria ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme europiane. Shqipëria europiane, sot premtim dhe nesër realitet është kurora e ëndrrës më të bukur të popullit shqiptar. Është testament i ardhur prej historisë dhe bekim i së ardhmes. Unë e njoh, mbështes dhe respektoj punën e qeverisë, por përpjekja dhe dëshira nuk justifikojnë asnjë dështim. Do të dëshiroja nga opozita të mos shihet konflikti para bashkëpunimit. Periudha që po jetojmë është nga më të paparashikueshmet”.

Begaj para deputetëve shtoj edhe këtë: “Në një det të tillë të trazuar nevojitet unitet, më shumë se çdo herë, për të siguruar vitalitetin e kombit tonë, vitalitetin e Shqipërisë. Të gjithë së bashku ta bëjmë Shqipërinë tonë edhe më të bukur, për të qenë në vendin që i takon. Zoti bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët!”

 Begaj ju drejtua ligjëvënësv edhe me këto fjalë: “Është nder për mua t’i drejtohem Kuvendit si President i Republikës. Ju faleminderit për besimin. Jam plotësisht i vetëdijshëm, se mbi privilegjin e të qenurit qytetar i parë i Republikës rëndon përgjegjësia e përfaqësimit të unitetit tonë kombëtar. Uniteti të pritshmërive dhe aspiratave të bashkëqytetarve tanë”.

Pas dhënies së betimit, Begaj morri rrugën për në Presidencë, aty e priste presidenti Ilir Meta, për t’ia dorëzuar detyrën e Presidentit, Presidentit Begaj. Në këtë dorëzim detyre, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj, i dorëzoi kushtetutën e vendit dhe pas e mori detyrën Begaj nga Ilir Meta, ceremonia u shoqërua me 21 të shtëna topi.

Në këtë eveniment cerimonial të pranishëm ishin figura të politikës shqiptare, diplomatë nga shtetet e ndryshme, homologë, përfaqësues nga mazhoranca dhe opozitaës, akademikë,  mediat, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe qytetar.