
Shkruan: Ramadan
Njëqind vjet udhërrëfyes lirie
(Hasan Prishtinës – Ideologut të Shqipërisë Etnike)
Hasan, o hero i pavdekshëm i Shqipërisë
Flamurtar e udhërrëfyes i burrërisë
Flakadan i pashuar i adheut e i lirisë
Prore pishtar për bashkimin e shqiptarisë
Ty që shkrive për atdheun tërë pasurinë
Ty që gjakun e fale për të shtenjtën lirinë
Ty që qe u betove për ta bërë Shqipërinë
Ty që mbetesh prore yll i shqiptarisë
Linde në tokën arbërore kreshtëkuqe
Në atë vend ku shqiponjat thurin foletë
Aty ku djepi lidhej me shokë të kuqe
Në atë vend ku trimat lindin me fletë
Atdheu i bekuar të rriti e të bëri burrë
Ti u kalite në ato çerdhe me plot krenari
Aty u betove vendçe në besë e në flamur
Se deri në vdekje do luftoje për Shqipëri
Populli në Prishtinë të zgjodhi me një zë deputet
Që ta mbrosh Shqipërinë nga mizoritë barbare
Në gojë të ujkut i luftove Osmanët në pushtet
Me pushkë e me pendë e nise rrugën çlirimtare
E pajise shqiptarinë me vetëdije kombëtare
Kush frymon shqiptarisht – në lugun e burrave
– O të rrojmë, o të vdesim me nder si shqiptarë
– Dy duar për kokën, koka për atdheun.
Le kolltukun në Stamboll në dovletin e Perandorisë
Bashkë me Ismail Qemalin lidhët besën e shqiptarit
Për t’i bashkuar katër vilajetet – tokat e Shqipërisë
Tok Gegë e toskë pa dallim feje luftuat barbarinë
Me Isanë, Bajramin, Luigjin…e me pushkë në dorë
Bashkuat trimat në Kosovë duke u nisur në Vushtrri
…Dhe më 28 Nëntor 1912 e bëtë Shqipërinë në Vlorë
Ku gjithnjë lart valvitet flamuri me shqiponjën kuqezi
…Pastaj tradhtarët tinëzarë e gjakatarë – greku dhe serbi
…Me pabesi e pushtuan dhe e coptuan Nënën Shqipëri
…Por Adem Jashari, me UÇK-në e me familjen e tij
Amanetin tënd e çuan në Kosovë me të shtrenjtën liri
…Ah medet, o Hasan Prishtina yll kombëtar i madhështisë
…Atdheun po e shesin zuzarët e maskarenjtë deri në tradhëti
Shesin nderin, vatrën – pasurinë…deri në aktin e çmendurisë…
Kështu derisa ta kenë mallkimin e ndëshkimin e Nënës Shqipëri
Hasan, o hero i pavdekshëm i Shqipërisë
Flamurtar e udhërrëfyes i burrërisë
Flakadan i pashuar i adheut e i lirisë
Prore pishtar për bashkimin e shqiptarisë