Njoftim

Bashkatdhetarë të nderuar,

nevoja e madhe për ta ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare kërkon angazhim dhe organizim kolektiv të domosdoshëm të komunitetit shqiptar që jeton dhe vepron në rrethinën e Fürstenfeldbruck-ut, përkatësisht në Olching. Në mungesë të organizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe të fëmijëve tanë, ata dita-ditës po asimilohen. Ne si prindër kemi për obligim kombëtar që ta ndalojmë këtë dukuri dhe të organizojmë mësim plotësues për fëmijët tanë. Kuadro kemi mjaftueshëm dhe na duhen vetëm vullneti dhe organizimi. Dhe për këtë ftoj të gjithë bashkatdhetarët që të dielën e ardhshme të takohemi dhe ta trajtojmë këtë çështje. Në takim do të jenë të pranishëm edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Afrim Nura dhe drejtori i Arsimit, Milazim Ukaj.
Ardhja është më se e nevojshme!

Data: 15.12.2019
Vendi: Toni-März-Straße, Olching, Germany
Koha: 11:00 Ne Restorantin LAJQI

Me respekt,
Avni Thaçi