12 Maj, 2025

Kosova është plot me ndryshimtarë që përmirësimin e komunitetit e shohin si përgjegjësi personale, andaj, vlerësojmë se kontributi i gjithësecilit duhet nderuar e shpërblyer – sidomos kur përkushtimi vjen në formën e punës vullnetare.
Pikërisht për këtë arsye, pas një suksesi të jashtëzakonshëm në edicionin e parë ku u nominuan 100 persona dhe fushata pati mbështetjen e 50 partnerëve – përfshirë Zyrën e Kryeministrit dhe atë të Presidentes, po e hapim thirrjen për herë të dytë këtë vit. Synimi ynë mbetet i njëjtë: të njohim, të promovojmë dhe të zgjerojmë pjesëmarrjen në vullnetarizëm përmes Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit.
Kjo fushatë përfshin të gjithë të rinjtë, individët, komunat, shkollat, bizneset, përfaqësuesit e diasporës dhe figurat publike, të cilët kontribuojnë në komunitet në forma të ndryshme, me fokus të veçantë në kontributin përmes punës vullnetare.
Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit janë të ndara në 3 kategori:
Kategoria A: TË RINJTË
Kategoria B: PËRKRAHËSIT E VULLNETARIZMIT
Kategoria C: VULLNETARIZMI EDUKATIV
Secila kategori përfshin disa çmime.
Kategoria A: TË RINJTË, ka këto çmime për 4 të rinj:
- Vullnetari/ja i/e Vitit
- Vullnetari/ja Guximtar/e e Vitit
- Vullnetari/ja më Kreativ/e e Vitit
- Vullnetari/ja në Ngritje i/e Vitit
Afati për të nominuar për këto çmime të Kategorisë A është 30 shtator 2025. Për të parë më në detaje se çfarë përfshijnë këto çmime si dhe kushtet e procedurat e nominimit, klikoni në këtë link.
Kategoria B: PËRKRAHËSIT E VULLNETARIZMIT, ka këto çmime për këta hisedarë:
- Biznesi më Përkrahës i Vitit
- Komuna më Përkrahëse e Vitit
- Përfaqësuesi/ja i/e Diasporës më Përkrahës/e i/e Vitit
- Figura Publike më Përkrahës/e i/e Vitit
- Vullnetari/ja me Kontribut Jetësor i/e Vitit
Afati për të nominuar për këto Çmime të Kategorisë B është 30 shtator 2025.
Për informata shtesë, kontaktoni në cmimetevullnetarizmit@toka-ks.org apo +383 38 704 560.
Çmimet e Vullnetarizmit të Vitit përkrahen nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë; programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia, “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera te Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD), Qendra për Kërkime dhe Krijimin e Politikave (CRPM) dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) përmes grantit rajonal dhe institucional, i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze (NMFA) dhe Programi “Erasmus+” projekti SLIPSTREAM (2023-1-SK02-KA220-YOU-000159836).
Financuar nga Bashkimi Evropian. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë vetëm të autorit(ve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian. As Bashkimi Evropian dhe as autoriteti dhënës nuk mund të mbahen përgjegjës për to.
(shkrim i dërguar nga “Toka)