Shkruan: Mustafë Krasniqi
PELLAZG MË QUAJNË…
(R.Mala dhe N.Berisha)
Ne, bijtë e tu…
Kurrë s’u ligështuam
Dot s’na plandosi nata
Fuqi kishim këngën.
Në t’gjatat krisma
Me këngë trimërie
Trembëm fantazmat
Përqafuam tokën Ilire.
Pellazgë më quajnë
O fantazmë e ligë
Krismat e gjata koburesh
Nuk kërkuan lëmosh
Ato duan rreze drite
Në tërë Shqipërinë Etnike.
Ne…
Jemi bijtë e tu
Shkëmb i pandarë
O Shqipëria jonë.