Përgjegjësi i sektorit të informimit
të KKAD-ë Mustafë Krasniqi
Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), organizoi një takim virtual (online) me të gjithë mësimdhënësit e mërgatës shqiptare, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësues institucional të dy shteteve tona shqiptare.
Takimin e hapi Kryetari i KKAD-së Dr. Vaxhid Sejdiu, ku dhe i përshëndeti të pranishmit, duke iu uruar festën e 7 Marsit. Më tej Sejdiu tha: Sot më 7 Mars 2021, duke ju dëshiruar të gjithëve shëndet dhe një ditë të mbarë kam edhe një urim të veçantë, për të gjithë ata, të cilët kanë punuar dhe punojnë në shërbim të shkollës shqipe. Gëzuar! – paçi forcë, guxim dhe atdhedashuri tërë jetën sepse ATDHEU ka nevojë për ju. “Heronjtë” e diturisë janë ata, të cilët ngjallin shpresë, nxisin përkushtim dhe hapin shtigje të reja për një të ardhme më të mirë të kombit”.
Takimin e përshëndeti edhe Drejtori i Institutit Albanologjikë i Republikës së Kosovës, Dr. Hysen Matoshi, Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën Dr. Mimoza Hysa, e Republikjës së Shqipërisë dhe sekretarja e KKD-së Prof.Dr. Adriana Bejko nga Kanadaja.
Pjesën teknike dhe organizimin e bëri Mustafë Krasniqi, Enela Markja, Milazim Ukaj nga LAPSH-i në Bavari-Gjermani, ndërsa moderimin e bëri Mira Shehu, të shoqëruar me Këshillin organizues të KKAD-ë Mustafë Krasniqi, Aurela Konduri, Driton Mashti dhe Teuta Tabaku.
Takimi përfundoi me përshëndetjen e mësimdhënësve, njëkohësisht për të gjithë ata që nuk patën mundësi dhe dhanë opinione e tyre me shkrim, së shpejti sektori i informimit do t’i publikoi në një libër elektronik, tha dr. Vaxhid Sejdiu.